JiL.al - Jeto i Lumtur

Suksesi është i mirë, por dështimi është akoma më i mirë!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Suksesi është i mirë, por dështimi është akoma më i mirë. Ju nuk duhet të lejoni që sukseset të pushtojnëmendjen tuaj, dhe as nuk duhet të lejoni që dështimet të konsumojnë zemrën tuaj. Ndonjëherë, në fakt nëshumicën e kohës, gjërat nuk shkojnë ashtu siç i planifikojmë dhe kjo nuk është gjë e keqe.

Për shumë të rinj, është e thjeshtë të heqin dorë kur gjërat nuk funksionojnë. Por nëse ka një gjë që nuk duhet ta bëni është vetëm kjo: Mos u dorëzoni … Realiteti do t’ju bëjë të dështoni shpesh, por dështimi nuk do të thotë që ideja juaj nuk ishte e vlefshme, ose se ëndrra juaj nuk është mjaftushëm e mire për t’u realizuar. Dështimi thjesht do të thotë se ke diçka më tepër që duhet të mësosh për ta perfeksionuar aq sa duhet idenë tënde.

Ja pse dështimi është diçka e mirë:

1. Dështimi është një ridrejtim. Ju tregon se ku nuk duhet të jeni.

2. Dështimi është një mundësi. Ashtë një shans për të rivlerësuar dhe për t’u kthyer më i fortë me arsyetim më të mire.

3. Dështimi nuk është fatal. Pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë, dështimi ju jep një goditje për t’ju forcuar dhe për t’ju bërë të riktheheni me ide të reja.

Duke dështuar shumë, ka një gjë që kam mësuar: Dështimi e bën goditjen tuaj të radhës më të shpejtë, më të fortë dhe më të sigurt. Përballojini dështimet me të cilat do të haseni me guxim, sepse do të mësoni më shumë prej tyre se sa prej sukseseve.

Filloni duke shkruar mendimet dhe idetë tuaja. Bisedoni me miqtë dhe bëni diçka ndryshe çdo ditë që do të ndihmojë vizionin tuaj të përgjithshëm. Nuk do të jetë diçka e lehtë, por nëse jeni këmbëngulës, aq më lehtë do të jetë të përballoni dështimet gjatë rrugës. Çdo dështim është thjesht reagim se si të përsosni idenë tuaj. Dije se asgjë nuk funksionon nëse pa kundërveprim (kujto ligjet e Njutonit), por këto goditje e bëjnë akoma më të ëmbël atë çfarë doni të arrini. Mendoni pak sa e mërzitshme do të dukej diçka, nëse do ta arrinit lehtë dhe sa e bukur të duket pasi të ka stërmunduar për ta arritur.

Pra dështoni dhe dështoni shpesh.

Dështimi nuk do t’ju vrasë. Frika juaj për të dështuar mund t’ju mbajë larg nga suksesi.

…Jetoilumtur.al

Scroll to Top