Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Im atë më thoshte se për ta bërë të lumtur një femër nuk nevojitet shumë, por edhe nevojitet të bësh shumë. Pra, duke u shpjeguar më mirë, më tregonte se nuk duhej shumë përkushtim, por duhet më tepërpasion. Nuk duheshin shumë lekë, por duhej më tepër kreativitet.
Më thoshte se për ta kuptuar nëse një femër që ke pranë është e lumtur, nxirre për shëtitje. Çoje në vendet mëtë bukura të qytetit, çoje të vizitojë edhe detajet më të vogla, si lulet që varen në ballkone të bukura. Shëtitjet tëndihmojnë që ajo të dashurohet më tepër, më thoshte.
Ai shprehej: “Kur ecni, mendimet e këqija largohen dhe jetohet më tepër e tashmja, e bukura e asaj dite. Më pas, çoje të hajë diçka, sepse me siguri do të ndihet e uritur. Më e mira do të ishte të gatuaje për të dhe më pas tëhani e të pini bashkë. Qeshni, bëje të qeshë me shpirt. Dhe nëse pasi të hani bashkë, ajo të thotëse është akoma e uritur, dije se do të kalojë më tepër kohë me ty. Sepse kur një femër ndihet mirë, ndjen uri”. – Gio Evan
Femrat janë natyrë e brishtë dhe kërkojnë vëmendjen e duhur për t’u bërë të ndihen të lumtura. Nëse e doni vërtet një femër, kujdesuni për të. Kushtojini kohë, vëmendje. Bëni gjithçka keni në dorë për ta bërëtë ndihet mirë. Dilni me të. Bëjeni të qeshë. Bëjini dhurata. Përdorni imagjinatën tuaj, shkruajini mesazhe të bukura zgjimi në mëngjës. Kujtojini gjithmonë se sa shumë e doni, jo sepse e ka harruar por sepse tëshprehësh dashurinë nuk është asnjëherë diçka e gabuar. E nëse i bëni të gjitha këto, sigurisht që keni për ta fituar zemrën e saj.