Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sekreti për marrëdhënie të lumtura romantike është i thjeshtë: Fillimisht, duhet të jeni të lumtur vetëm.
Ju mund ta shihni këtë si shumë të thjeshtëzuar, por një psikoterapiste prej 25 vitesh, ka studiuar mirë se si njerëzit menaxhojnë ndjenjat e tyre në një marrëdhënie duke eksploruar stilet e komunikimit dhe ajo siguron këtë:
“Asgjë nuk e parashikon shkatërrimin e një marrëdhënieje më shumë se sa varësia ndaj partnerit për të mbushur ndjenjën e zbrazëtisë që ndjeni brenda.”
Çfarë e shkakton ndjenjën e zbrazëtisë në marrëdhëniet romantike?
“Zbrazëtia” është shpesh një simptomë e dhimbjes së pazgjidhur. Për shembull, diku në marrëdhëniet tuaja të së kaluarës, një plagë emocionale mbeti e pashëruar. Plagë të tilla më së shpeshti shkaktohen nga një njeri i afërt për ju, një prind, vëlla, mik apo i/e dashur.”
Procesi delikat i të kuptuarit të burimit të një dhimbjeje të tillë është sfidues. Shumë njerëz e mohojnë atë dhe kërkojnë “zgjidhje”, domethënë – një partner që thjesht do e zhdukë zbrazëtinë si me magji. Kjo pritshmëri mund t’ju duket e përmbushur gjatë një periudhe të veçantë si muaji i mjaltit, por nuk do funksionojë në një periudhë afatgjatë.
Zbërthimi i kësaj ndjenje zbrazëtie fillon me eksplorimin e dhimbjes së pazgjidhur, investigimin e asaj pjese të historisë suaj që ka nevojë për shërim dhe puna për ta shëruar. Kjo është përgatitja ideale për çdo marrëdhënie të shëndetshme romantike.
Gabime të zakonshme që ndodhin kur ti e mendon marrëdhënien edhe si zgjidhje të “problemit” tënd (solutionships)
– Ngatërron problematikat apo mospërputhjet e marrëdhënies me problemet që ke me vete
Nëse vuani nga ankthi ose depresioni, një marrëdhënie e re romantike mund t’i çojë këto simptoma në qetësi, por ato ndjenja në fund të ditës do rishfaqen. Ashtu si një shtëpi e ndërtuar mbi një themel të gabuar, kur një person në një marrëdhënie injoron çështjet e tij emocionale, marrëdhëniet do të jenë të paqëndrueshme. Ndoshta një nga gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë në marrëdhëniet romantike është fajësimi i partnerit të tyre për problemet që i kanë në fakt vetëm me veten dhe që i kishin edhe para lidhjes.
Për shembull, shumë njerëz qëndrojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme, sepse nuk mund të tolerojnë të qenit vetëm. Për ta, vetmia është dëshmi se “s’mund t’i dojë askush”. Kjo shpjegon pse shumë njerëz mund të qëndrojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme (edhe kur e dinë që meritojnë më mirë).
– Ke pritshmëri të tepërta ndaj partnerit
Ne sjellim nevojat tona të paplotësuara të fëmijërisë në marrëdhëniet tona romantike. Shpesh, shpresojmë që një partner i ri t’i plotësojë ato nevoja. Ashtu si një fëmijë i vogël që qan për vëmendje dhe dashuri, ne mund të kërkojmë që partneri ynë të na japë të gjithë vëmendjen dhe dashurinë që prindërit nuk arritën të na siguronin. Kjo i vë një barrë të tepruar një partneri romantik. Me pritshmëri kaq të mëdha, partneri do të fillojë të ndihet i ngarkuar dhe i rënduar nga nevojat tuaja dhe së shpejti do kuptojë se s’mund t’ju kënaqë kurrë, pavarësisht sa përpiqet.
Nëse vërtet dëshironi të bekoheni me një marrëdhënie të shëndetshme romantike, filloni duke bekuar veten.