A ju ndihmon diploma të gjeni punë?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

A është “copa e letrës” ende efikase për gjetjen e një pune? Intervistë me Patrizia Origoni, manaxhere marketingu në Randstad.

Disa e quajnë “copë letre”, megjithatë diploma universitare është akoma e rëndësishme për seleksionuesit e kompanive. Bota e punës, edhe nga pikëvështrimi normativ, është në zhvillim të vazhdueshëm dhe kërkon gjithmonë e më shumë kompetenca, akoma më mirë nëse janë teknike.

Ja pse, pavarsisht nga konkurrenca e fortë dhe njëfarë inflacioni që pësuan titujt, kush ndërmerr një formim akademik fitues niset zakonisht nga pozicion i privilegjuar. Kjo vetëm nëse arrin të kuptojë nevojat e një tregu që punonëson vetëm ata që ndërmarrin zgjedhje të mirëinformuara në lidhje me perspektivat e punësimit. Këto janë disa nga këshillat e Patrizia Origoni, menaxhere e marketingut e Randstad, një multinacionale holandeze që operon në fushën e kërkimit, seleksionimit dhe formimit të burimeve njerëzore me filiale në të gjithë botën.

Cili është paragjykimi mbi raportin punë-diplomë që mohohet më shumë në fushën tuaj?

Mund të duket paradoksale, por vetë fakti kur pohohet se sot, falë një diplome është më e lehtë të gjesh punë. Jo gjithmonë është e vërtetë. Varet nga lloji i  diplomës dhe nga profesioni i dëshiruar.
Të diplomuarit në fushat teknike kanë, në ditët e sotme më shumë mundësi për të gjetur një punë se të diplomuarit në shkenca sociale e humane, apo të atyre që kanë në përgjithësi një diplomë të dobët.
Në raste të tilla, nëse personat nuk kanë ndonjë prirje të theksuar, një njohuri perfekte të një gjuhe të huaj, në mos dy, dhe eksperiencë të mëparshme, është e vështirë gjetja e një pune.
Figurat e përgjithshme nuk i do më njeri. Të diplomuarve në inxhinieri apo në ekonomi u kërkohen, përveç kompetencave, karakteristika të cilat nuk kanë shumë lidhje me “thelbin” e kompanisë.

Cilat janë limitet e përgjithshme të të diplomuarve?

Pikë  së pari,  gjuhët: shumë mendojnë se i njohin, por pak janë ata që i flasin me të vërtetë dhe janë të gjendje t’i përdorin në mënyrë profesionale. Pastaj, mungesa e eksperiencave të fituara në vende të tjera, jo vetëm pas diplomimit, por edhe më përpara, gjatë periudhës së trajnimit. Se fundmi, mungesa e fleksibilitetit. Ndodh shpesh të jetë më fleksibël një 50 vjeçar që do të vihet në lojë se të sapodiplomuarit.

E keni fjalën për fleksibilitet kontraktues apo mendor, pra pranimi i një pune që nuk përputhet me studimet e kryera?

Veçanërisht për përputhjen me botën e punës, pavarësisht nga studimet e bëra. Ka nga ata që kundërshtojnë sepse “kjo nuk është puna për të cilën kam studiuar”! Kjo tregon mentalitet të mbyllur. Të rinjtë nuk e kuptojnë se lëvizjet janë më të lehta pasi kanë hyrë në botën e punës, në vend që të qëndrojnë jashtë dhe të dërgojnë CV ku nuk rezulton asnjë eksperiencë. Kush hyn në një kompani bën eksperiencë, ka kontakte me furnitorët, me kompani të tjera dhe mund vetëm të përmirësohet.

Ka rëndësi mesatarja e universitetit?

Mund të jetë diskriminuese por, sidomos multinacionalet të cilat marrin mijëra CV bëjnë seleksionime edhe nga notat duke filluar nga një mesatare prej 9 – 9,5. Në kontekste të tjera, kompanitë preferojnë  të  vlerësojnë vetë personin. Ka të diplomuar të zotë që nuk kanë nota të shkëlqyera, por kanë pasur eksperienca të ndryshme edhe jashtë shtetit apo kanë një qëndrim më të frytshëm në vlerësimet e intervistave të grupit. Kemi të diplomuar të shkëlqyer që mezi arrijnë të ambientohen në shoqëri apo të komunikojnë me 15, 16 persona.

Kriza po vë në diskutim botën e bankave dhe të financës. Kjo gjë vihet re edhe në botën e punës?

Jo dhe aq. Nga hulumtimet e bëra del në pah që kapaciteti tërheqës i bankave për një të diplomuar në ekonomi është i lartë. Përkundrazi, janë bankat që, për shkak të krizës, marrin në punë gjithmonë e më pak persona, duke kërkuar të diplomuar që kanë dhënë provime si ekonometria ose me aftësi në fushën e risk business, pra që të dijë të menaxhojë disa karakteristika teknike.

Inxhinieria dhe ekonomia janë shumë të kërkuara: kush janë drejtimet më të kërkuara në këto studime?

Në rastin e inxhinierëve, ka shumë kërkesa në fushën e mekanikës, një diplomë e vështirë që ka lidhje me prodhimin, ku duhut punuar shumë, ndryshe nga inxhinieria e menaxhimit për shembull. Në ekonomi janë shumë të kërkuara profilet për analizë e riskut ose menaxhim  kredie.

Më mirë një master apo një eksperiencë pune?

Varet nga kompanitë. Disa banka ku synojnë  inserimin e pak personave, preferojnë kandidatët me një master në CV. Në raste të tjera, preferojnë eksperiencën kundrejt copës së letrës.

Është e mundur të arrihen majat pa një diplomë universitare apo kjo vlen vetëm për Steve Jobs?

Këta janë persona të rrallë, persona që kanë një karakter të fortë dhe prirje drejt objektivit. Pozicione të rëndësishme mund të mbulohen edhe nëse personi nuk ka një titull, edhe pse nuk do të arrihen vende komanduese si drejtor i përgjithshëm apo CEO, sidomos në kompanitë me përmasa mesatare.

Scroll to Top