Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Janë vetëm dy cilësi të karakterit që bëjnë lidhjet të zgjasin: mirësia dhe bujaria. Provo disa nga këto këshilla për t’i dhënë më shumë partnerit.
1- Lëreni ta kafshojë për herë të fundit ushqimin tuaj. Nëse jeni duke ngrënë çokollatën më të mirë në botë dhe do pafund që ta shijosh i vetëm deri në fund, por gjithashtu di se dhe partneri e pëlqen, lëre ta kafshojë i fundit.
2- Bëj diçka pa pritur asgjë në këmbim, as një faleminderit. Bëje vetëm se e do partnerin dhe do që ai të ketë një ditë të bukur.
3- Lëreni ta zgjedhë shfaqjen apo filmin ai. Ku i dihet, mbase ai tregohet bujar dhe zgjedh diçka që e pëlqeni të dy.
4- Bëj diçka për seksin që partnerit i pëlqen ta bëjë. Mbase ju vërtet nuk doni ta bëni, por bëjeni për të. Ndoshta në fund edhe mund t’ju pëlqejë.
5- Nëse jetoni bashkë bliji gjërat për shtëpinë dhe mos ia përmend, sepse ti po ndan jetën me këtë person. Të tjerat janë vogëlsira.
6- Nëse të ftojnë në një event pune mos planifiko diçka fill pas saj. Është shumë e bezdisshme për partnerin kur ti shikon orën çdo 10 minuta se duhet të jesh diku tjetër më vonë.
7- Nëse je në dijeni se e ëma e partnerit do të vijë tek ju mos planifiko asgjë. Madje mendo të dalësh diku me të që mos t’i duhet partnerit ta bëjë.
8- Përgatit pastën e dhëmbëve me furçën e partnerit nëse ai përton ta bëjë. Gjërat e vogla bëjnë diferencën.
9- Bëja kafen në mëngjes përpara se ta kërkojë. Aq më mirë nëse di ta bësh fiks siç i pëlqen partnerit.
10- Nëse janë shumë të zënë mundohu të bësh diçka për ta. Mbase nuk di ta bësh fiks punën e tij, por thjesht fakti që mundohesh partnerit i pëlqen.
11- Bliji një palë çorape ose ilaçe p.sh. Do të jenë shumë mirënjohës për një punë koti që e kanë lënë pas dore, nëse e bën ti.
12- Shtyji në krevat e luaj me ta. Është diçka e bukur për të rriturit, ashtu siç është për fëmijët.
13- Komplimentoji shpesh dhe jo vetëm për të pasmet. Është bërë shumë i zakonshëm ai kompliment, ndaj gjej komplimente të tjera që ta bëjnë të ndihet më mirë.
14- Surprizoje me diçka që partneri nuk do e mendonte kurrë se do e bëje.
15- Ndihmoje mikun e partnerit nëse ka nevojë për një mbështetje. Kështu do e bëje të ndihet shumë mirë dhe krenar për ty.