Mbani vesh, ja kush tradhton më shumë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Si shpjegohet realisht fenomeni i tradhtisë? Pse ndodh edhe kur mes partnerëve ka dashuri? Instinktet e vërteta të njeriut, rutina seksuale si dhe paaftësia për të kontrolluar emocionet e paparashikuara.

Tradhtia është një fenomen social që ka qenë gjithmonë ekzistent. Madje ka ndodhur rëndom edhe kur mes dy personave ka pasur dashuri. Sjellja fyese e në thelb lënduese, ka të bëjë me fenomenin e përhapur, i cili nuk kushtëzohet aspak nga faktorët kulturorë, etnikë apo të klasës sociale.

Burrat është vlerësuar se kanë më shumë mundësi të tradhtojnë sesa gratë. Besohet se thuajse 50% e gjithë bashkëshortëve tradhtojnë në një moment të jetës së tyre. Ka nga ata të cilët e shohin si mundësi të mirë edhe tradhtinë online, përmes ‘chat’-it, deri në takime e njohje reale. Sa më shumë para të ketë një bashkëshort, aq më të lehtë e ka ai të jetë i pabesë. Të qenët më i pasur i jep atij më shumë shanse për të bërë për vete femra të tjera. Mungesa e një jete të mirë seksuale apo rutina e raportit mes partnerëve, kur bashkëshorti mund të mërzitet nga të pasurit e vetëm një partnereje, e bën atë të jetë i pabesë. Meshkujt janë gjithmonë më të prirur për të guxuar teksa ndiejnë rutinë. Por bashkëshortët e kanë më të vështirë t’i japin fund raportit të tyre legjitim, për të lënë gruan e për të vazhduar me të dashurën e fshehtë. Ata e shohin martesën si diçka të shenjtë nga e cila nuk mund të heqin dorë lehtë. Kur një burrë tradhton, ka më tepër mundësi që të ketë një marrëdhënie me një femër që është më e re se gruaja e tij. Nëse bëhet fjalë për një histori shumë të shkurtër, meshkujt nuk janë shumë të fiksuar mbi paraqitjen e femrës. Bashkëshortët kanë më tepër mundësi të jenë tradhtarë “serialë”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *