Nga ta dimë nëse dikush na pëlqen?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

A keni qenë ndonjëherë pjesë e një bisede që ju ka pëlqyer vërtet shumë dhe pastej keni pyetur veten nëse dhe personi përballë e pëlqeu kaq shumë bisedën? Hulumtimet thonë se njerëzit kanë tendencën të jenë dyshues për këtë, por në shumë raste, njerëzit me të cilët flasim po e pëlqejnë bisedën më shumë sesa mendojmë.

“Loja e pëlqimit” – Si perceptimi shtrembëron realitetin

Një bisedë mund të ndezë kiminë dhe të ndërtojë marrëdhënie, por si ta dimë me siguri se gjithçka po shkon mirë? Erica J. Boothby eksploroi këtë çështje në një artikull shkencor me titull “A na pëlqejnë njerëzit më shumë sesa mendojmë?”

Rezultoi se njerëzit vazhdimisht priren të nënvlerësojnë se sa po e pëlqen bisedën, personi me të cilin po flasin – një iluzion që njihet si “hendeku i pëlqimit”. Hulumtimi demonstroi se pas bisedave, shumica e njerëzve pëlqehen më shumë sesa e kuptojnë.

Atëherë pse i vëmë në dyshim “përshtypjet e para”? Çfarë e shkakton hendekun e pëlqimit?

Erica thotë se “ne jemi kritikët më të këqinj të vetes”, por njerëzit e tjerë nuk kanë të njëjtën perspektivë të gabimeve tona, gjë që na bën të mbivlerësojmë se sa ashpër na gjykojnë të tjerët ndërsa socializohemi.

Sipas studimit, hendeku i pëlqimit është më i pranishëm tek njerëzit që i shohin aftësitë e tyre të të biseduarit si më të dobëta se të njerëzve të tjerë.

Vazhdoni të flisni!

Lajmi i mirë për kritikët e bisedave është se me sa duket, ne jemi më simpatikë dhe të pëlqyeshëm sesa mendojmë. Pra, mesa duket, pavarësisht se mund të ndihemi pak në siklet, gjasat janë që jemi më të mirë sesa mendojmë në socializim.Prandaj, vazhdoni të flisni, duke rikujtuar gjithmonë këtë studim dhe duke menduar, se është gjithmonë dikush që dëshiron t’ju dëgjojë!

Scroll to Top