Për të porsamartuarit muaji i mjaltit është pjesa më e mirë të cilën me padurim e presin.
Mendimi të shkoni në një udhëtim romantik me bashkëshortin/ën e ri, duke ia kthyer shpinën botës, është lumturi e vërtetë.
Por, a keni menduar ndonjëherë se nga ka ardhur kjo traditë? Fillimisht, kjo traditë ka origjinë qysh nga shekulli i 19’të në Britani, mirëpo as atëherë nuk kishte qenë udhëtimi i hareshëm që është tani.
Përderisa kishte qenë njësoj, të porsamartuarit duke udhëtuar së bashku, ata në fakt kishin udhëtuar për t’i vizituar familjarët dhe shoqërinë të cilët nuk kishin mundur të shkojnë në ceremoninë.
Ishin vitet e fundit të shekullit 19’të kur muajt e mjaltit kishin filluar të jenë siç janë sot, sipas Sara Margulis, drejtoreshë e Honeyfund.