Gjërat që bëjnë njerëzit inteligjentë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ata i pranojnë gabimet e veta…

Njerëzit shpesh thonë se inteligjenca është diçka e lindur dhe disa njerëz janë më fat që e kanë. Mirëpo, ka edhe nga ata që e hedhin poshtë këtë hipotezë. Inteligjenca mund të trashëgohet ose fitohet, shkruan IconStyle.

Sipas ekspertëve, mjedisi rreth jush mund të ndikojë në mënyrë drastike në aftësitë e trurit tuaj dhe në mënyrën si mendoni.

Sido që të jetë rasti, është vërejtur se të gjithë njerëzit inteligjentë tregojnë sjellje të ngjashme dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Ne kemi bërë disa kërkime dhe duam t’ju tregojmë disa gjëra që bëjnë njerëzit inteligjentë:

Shikojnë vetëm punët e tyre

Gjykimi i të tjerëve dhe thashethemet janë gjëra që njerëzit inteligjentë u qëndrojnë larg. Ata nuk merren me “biseda të vogla” dhe nuk shqetësohen kurrë nga ato që ndodhin në jetën e njerëzve të tjerë. Truri i tyre ka nevojë për pak hapësirë për të marrë frymë dhe për të funksionuar.

Ata bëjnë shumë batuta dhe kanë sens humori

Një person që është i aftë të kthejë çdo gjë të vogël në shaka dhe t’i bëjë të gjithë rreth vetes për të qeshur, nuk është asgjë më pak se një gjeni. Të bësh humor, kërkon aftësi të mahnitshme krijuese për të gjetur batuta edhe në jetën e përditshme.

Flasin me vete

A e dini se Albert Einstein, një nga gjenitë më të mëdhenj të botës ka folur me veten? Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që shpesh flasin me veten, janë më inteligjentë se ata që nuk e bëjnë.

Ata dëgjojnë më shumë muzikë

Të gjithë dëgjojnë muzikë, por ata që dëgjojnë gjatë gjithë kohës me kufje janë gjeni të vërtetë.

Ata i pranojnë gabimet e veta

Shenja më e madhe e inteligjencës është aftësia për të pranuar gabime dhe mësuar prej tyre. Askush nuk është perfekt, por ata që i pranojnë gabimet janë më inteligjentë. Njerëzit janë të prirur të besojnë se kanë të drejtë dhe se personi tjetër është i gabuar, por duhet një tru mjaft funksional për të kuptuar këndvështrimin e personit tjetër, si dhe për të gjetur fajin tek vetja.

Scroll to Top