Ja pse biem në dashuri, shkencëtarët zbulojnë sekretin e suksesit tonë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rënia në dashuri është një nga misteret e mëdha të jetës, por tani shkencëtarët besojnë se kjo ndjenjë e çuditshme mund të jetë çelësi i suksesit tonë, shkruan Bota.al. Evolucioni i njerëzve ka bërë të mundur krijimin e dashurisë e cila ka ndikuar që njerëzit të krijojnë familjen.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit e Hadzës të Tanzanisë, të cilët nuk përdornin kontraceptiva dhe ishin në një lidhje me dikë që dashuronin, kishin gjasa të kishin më shumë fëmijë.

Sipas këtij studimi shkencëtarët shprehen se dashuria mund të ketë evoluar për të ndaluar meshkujt primitive nga vrasja e foshnjave të tyre.

Jeta e tyre mendohet të ketë ndryshuar pak gjatë dhjetë mijë vjetëve të fundit dhe për këtë arsye ata mund të japin informacion për evolucionin e hershëm të dashurisë midis paraardhësve tanë prehistorikë.

‘Studimi ynë mund të hedh dritë të re mbi kuptimin e dashurisë në të kaluarën evolucionare të njerëzve, veçanërisht në shoqëritë tradicionale të gjahtarëve, ku individët, jo prindërit e tyre, ishin përgjegjës për zgjedhjen e partnerëve’, shkroi hulumtuesi në botimin e tij në Frontiers in Psycology .

Hulumtimi i udhëhequr nga Dr Piotr Sorokowski në Universitetin e Wroclaw shprehet se ka tre përbërës për të matur thellësinë e dashurisë, intimitetin, pasionin dhe angazhimin.

Kjo quhet Teoria Triangle e Sternbergut e Dashurisë e krijuar në vitin 1985 nga psikologu Robert Sternberg.

Teoria përcakton pasionin e lidhur me stimulimin fizik dhe emocional si një entuziazëm, eksitim, ndjenjë seksuale dhe romantike. Angazhimi është vendimi i ndërgjegjshëm për të qëndruar me një person tjetër dhe një premtim për të qenë besnik ndaj tyre.

Intimiteti përshkruhet si ndjenja e afërsisë dhe lidhjes që tenton të forcojë lidhjen midis dy individëve.

Sipas këtij hulumtimi  kur një mashkull primitiv kujdesej për fëmijët e tij, ai kishte më pak gjasa për t’i vrarë ata dhe dashuria ishte  një emocion i rëndësishëm në nxitjen e këtij instinkti.

Në rastet ku meshkujt dhe femrat lidheshin fuqishëm, shansi i mbijetesës së pasardhësve të tyre ishte shumë më i lartë sesa rastet kur dashuria  nuk ekzistonte.

Si rezultat, monogamia ishte një përparësi evolucionare.

Kjo ndjenjë kujdesi mund të ketë nënkuptuar që truri ynë filloi të zgjerohej, ashtu si edhe aftësia jonë për t’u kujdesur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin,  duke na dhënë një aftësi edhe më të madhe që është dashuria.

Scroll to Top