Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
I kini parasysh ata çiftet shumë të lumtur dhe të qetë që i admironi nga larg? Me siguri keni pyetur veten shpesh, cili është sekreti i tyre, ndaj përgatituni të zbuloni jo një, por gjashtë.
Investimi Emocional
Të dy partnerët duhet të jenë 100% të përfshirë emocionalisht në marrëdhënie.
Duhet të keni të dy interesa të përbashkëta
Është e vërtetë që e kundërta tërheq, por ama nëse nuk keni disa të përbashkëta vështirë të funksionojë një raport. Kaloni kohë me njëri-tjetrin duke bërë gjëra që të dy i keni qejf.
Jini të sjellshëm
Dhurata më e thjeshtë që mund t’i jepni dikujt është mirësjellja, dhe na besoni, nëse ja jepni partnerit çdo ditë, çdo gjë do jetë më e lehtë.
Ndani sekretet me njëri-tjetrin
Raportet më të mira janë ato ku i dashuri është edhe shoku juaj më i mirë, ose e kundërta. Jini të sinqertë me njëri-tjetrin gjithmonë.
Flisni shumë dhe dëgjoni akoma më shumë
Flisni për çdo gjë me njëri-tjetrin. Flisni për çdo mendim, e mos i lejoni ndjesitë apo shqetësimet të grumbullohen. Çelësi i çdo raporti të mirë është komunikimi, por mos harroni që të dëgjoni.
Balanca me pavarësisë dhe varësisë tek njëri-tjetri
Duhet të dini gjithmonë se mund të mbështeteni tek njëri-tjetri, por duhet edhe të keni sensin e pavarësisë në gjërat tuaja. Gjeni balancën mes të dyjave dhe jeta do jetë shumë e lehtë.