“Asnjë njeri nuk është një ishull”
Asnjë njeri nuk është një ishull
në tërësinë e tij.
Çdo njeri është një pjesë e kontinentit,
një pjesë e Tokës.
Nëse një plis rrëmbehet nga dallga e detit,
Toka është më e vogël,
sikur një gjuhëz të ketë qenë në vend të saj,
ose një konak miqsh a vetë shtëpia jote.
Çdo njeri që vdes më pakëson,
sepse unë jam pjesë e njerëzimit.
Prandaj kurrë mos dërgo dikë të pyesi për kë bie këmbana:
Ajo bie për ty.
John Donne
Jeto I Lumtur