Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Depresioni është një gjendje mendore e karakterizuar nga ndjesia e zgjatur e dëshpërimit, pamjaftueshmërisë dhe fajit, si dhe e shoqëruar me humbje të energjisë dhe çrregullime të oreksit dhe gjumit.
Disa nga shenjat e përditshme që shfaq një person që vuan nga depresioni, janë:
– qëndrimi në shtrat gjithë ditës si të mërzitur, ose duke qarë pa arsye.
– refuzon të largohet nga shtrati për të dalë, për të bërë gjërat që pëlqen, për të punuar.
– nuk i hap telefonatat e shoqërisë apo familjarëve, të cilët mund t’i kërkojnë të dalë për të shpenzuar kohë me ta.
– dalin vetëm dhe kur kthehen, nuk i thonë askujt se ku kanë shkuar.
– grinden tërë kohës me personat rreth vetes për arsye të kota.
– tentojnë të vetëvriten dhe vazhdimisht u dërgojnë njerëzve që njohin, mesazhe se pse i duan dhe se ata mund të ishin më mirë pa praninë e tyre etj.
E veçanta është se një person në depresion, e kupton se është në një gjendje të tillë mendore, vetëm kur njerëzit rreth tij përpiqen të kuptojnë se çfarë janë duke kaluar këta persona dhe se si mund t’i ndihmojnë ata. Ndaj është e rëndësishme të ndërhyjmë, nëse kemi të afërm të tillë. Nuk mund t’i lëmë ata të rrënohen nga kjo gjendje, saqë në fund të habitemi se ata mund edhe të arrijnë në pikën që të vetëvriten. Kështu që, nëse njeh dikë me shenjat e mësipërme, bën mirë të ndjekësh këto hapa që t’i bësh ata të ndihen më mirë.
Komuniko me ta
Komunikimi i suksesshëm duket të jetë i pamundur me dikë që vuan nga depresioni. Komunikimi duhet të jetë i përqendruar tek të qenurit të hapur, të sinqertë dhe realë. Shpjegojini se si ndiheni dhe bëjini ata t’ju tregojnë se si ndihen. Bëjini sa më shumë pyetje të tipit “Çfarë?; Pse? Si?”.
Mos i lejo ata të të ndihmojnë, kjo nuk është puna e tyre
Dihet se të ndihmosh dikë, tregon se ndjen dashuri dhe mëshirë për atë person. Por ata nuk mund të të ndihmojnë dot. Në vend që t’i lejosh të të ndihmojnë, bëji të kuptojnë se ata janë aty për të të mbështetur, jo për të ndihmuar. Kjo gjë do të shkaktojë më pak presion dhe stres tek ata.
Kërko për ndihmë
Nëse sheh një të afërm të vuajë nga depresioni, ti nuk mund t’ia dalësh dot vetëm ta bësh atë të largohet nga një gjendje e tillë mendore. Kërko ndihmë profesionale duke i treguar një psikiatri rreth shenjave që ke vënë re tek i afërmi yt, në mënyrë që të dish edhe mënyrën e duhur si ta ndihmosh atë.
Gjej kohën për atë person
Edhe nëse nuk e do mjaftueshëm, apo nuk ndihesh këndshëm në shoqërinë e tij/saj, është mirë të gjesh kohë për ta ndihmuar të afërmin tënd. Nuk është normale ta lëmë dikë të vuajë vetëm, ndërkohë që kemi mundësinë ta ndihmojmë. Koha dhë vëmendja që mund t’i kushtojmë, janë gjërat më me rëndësi për t’i ndihmuar ata.
Shoqëroji ata në një terapi këshilluese
Nuk është gjëja e vetme që duhet bërë, ajo që ti të kërkosh ndihmë nga një profesionist për ta ndihmuar të afërmin tënd që vuan nga depresioni. Duhet edhe ta bindësh atë të takojë psikiatrin apo psikologun, si dhe ta shoqërosh në këto takime në mënyrë që ata të ndihen më mirë dhe më të mbrojtur.
Nëse ke një të afërm, nëse ke një mik, apo nëse ke rënë në dashuri me një person që vuan nga depresioni, mos u largo prej tyre. Ai person mund të kthehet ashtu siç ishte dhe të jetë njësoj si ishte, ndoshta një version akoma më i mirë i vetvetes. Ndaj, mos i lër vetëm në momentin kur ata kanë nevojë për mbështetjen tënde.