“Falmë”
Oh, falmë, falmë pse kërkoj
prej teje unë dashurinë
e dhembshurisht pse të qortoj
në çastet-vrer, kur shpesh harroj
se ty ta vranë rininë…
Ësht’ malli im gjithë pikëllim
që djeg e bren aq pushtetplot,
e kur s’e gjen atë flijim
që e njeh aq fort në shpirtin tim,
i mbeten veçse lot!
Ësht’ zemra ime q’u mësua
çdo rrahje t’sajën ta durojë,
që kurrë s’i tha njeri “Të dua!”,
që u ndez përherë dhe u shua…
Pse di të dashurojë.
E pra, më fal, e dashur ti,
tani t’kuptoj unë ty më mirë:
çdo çast dhe unë po ndiej mërzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam më dëshirë!
Oh, falmë, falmë mikja ime,
s’do t’i lëndojmë ne kurrsesi
k’to plagë që s’duan ngushëllime,
që duan t’mbeten veç jetime
ashtu si unë, ashtu si ti…
Që don të mbetet si jetime,
… krenare pa njeri!
Robert Shvarc
Jeto I Lumtur