Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Çdo ditë mendoni një kënaqësi që mund t’i dhuroni vetes suaj. Asnjëherë mos prisni nga të tjerët, pasi mund tu zhgënjejnë. Gjithmonë përpiquni që t’i dhuroni ju vetes diçka që ju bën të lumtur.
Ecni çdo ditë 4 km në këmbë. Mos e shpenzoni kohën kot duke qëndruar para telefonit ose televizorit. Një shëtitje do tu bënte më të lumtur dhe rrjedhimisht edhe më të shëndetshëm.
Pini sa më shumë ujë. Uji ndihmon në shumë gjëra, madje ndihmon edhe në zhdukjen e depresionit.
Bëni atë që ju pëlqen në mëngjes. Kur dita ka një fillim të mirë ka shumë gjasa që gjërat të shkojnë mirë gjithë ditën.
Mos vini në dyshim planet tuaja. Aprovojini sa më shumë të jetë e mundur, kjo ju rrit vetëbesimin.
Një herë në javë, mos bëni asgjë. Mos rregulloni krevatin, hani çfarë të dëshironi pa pasur frikë se mund të shtoni në peshë etj. Kjo ju bën më të lumtur.
Bota është e paqëndrueshme. Çdo gjë mund të ndryshojë në çdo moment. Nëse nuk marrim maksimumin sot, mund të pendohemi kur vitet kanë ikur.
Mendoni se ju jeni më të mirët. Kryesisht femrat qëndrojnë orë të tëra para pasqyrës për tu dukur më të bukura. Sipas psikologëve kjo sjell një ngarkesë emocionale, e cila shpesh herë është negative. Kohën para pasqyrës mund ta përdorni për të bërë diçka më të mirë. Mjafton vetëm të rrisni vetëvlerësimin.