Forma e gishtit të madh të dorës mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj. Ja ç’duhet të dini…?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Duart tona mund të zbulojnë shumë për ne, madje edhe shenjat e gishtërinjve mund të zbulojnë një kriminel. Gishti i madh i dorës është ndryshe nga 4 gishtërinjtë e tjerë, por është i tillë edhe nga një individ në tjetrin.

Sipas “Bright Side”, forma e gishtit të madh të dorës mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj.

Gishti juaj i madh duket si në figurën A.

Nëse të dyja pjesët e gishtit të madh janë pothuajse të barabarta, ju jeni një person i ekuilibruar që përpiqeni të gjeni harmoni dhe paqe. Njerëzit me këtë formë gishti janë kryesisht të qetë, të aftë në komunikim, si dhe në mësimdhënie.

Ka shumë miq dhe të afërm përreth jush që kanë nevojë t’u kushtoni më shumë vëmendje, qoftë edhe duke u dhënë një këshillë, sepse jeni shumë të ndjeshëm.

Gishti juaj i madh duket si në figurën B.

Nëse pjesa juaj e parë e gishtit të madh është më e gjatë se pjesa e dytë, atëherë jeni perfeksionist. Jeni shumë të përkushtuar ndaj ideve tuaja dhe kurrë nuk lodheni duke i kushtuar vëmendje detajeve.

Çdo gjë duhet të jetë e përsosur dhe në rregull. Ndonjëherë, mund të fiksoheni pas një ideje, por gjithmonë e gjeni një mënyrë për të arritur sukses, sepse veproni dhe nuk qëndroni në vend. Njerëzit ju respektojnë për ndershmërinë dhe e dinë se gjithmonë mund të mbështeten në fjalën tuaj.

Gishti juaj i madh duket si në figurën C.

Nëse pjesa e poshtme e gishtit të madh është më e gjatë se pjesa e sipërme, atëherë jeni një punëtor i palodhur. Jeta ndoshta nuk jua jep në mënyrë të thjeshtë suksesin, por ju do të kapërceni çdo pengesë dhe gjithmonë do të arrini atë që është më e mira për ju. Njerëzit me këtë formë gishti janë të sigurt dhe të zgjuar.

Idetë tuaja janë gjithmonë të qarta, prandaj në punë shpesh vlerësoheni si një person i besueshëm.

Gishti juaj i madh është fleksibël.

Nëse keni një gisht fleksibël, ju jeni më emocionalë dhe ekspresivë sesa të tjerët. Njerëzit si ju përshtaten lehtësisht me rrethana apo mjedise të reja.

Jeni shumë krijues. Arti është bërë për ju! Jeni të hapur ndaj botës dhe shumë kureshtarë. Mendja juaj gjen mënyra interesante për të zgjidhur probleme dhe për të arritur qëllime.

Gishti i madh është i drejtë.

Jeni një person kokëfortë që ju pëlqen të dominoni. Disa njerëz mund të mendojnë se në vend të zemrës keni gurë, por e admirojnë faktin që i mbani premtimet. Ata gjithmonë mund të mbështeten tek ju.

Ndonjëherë njerëzit mund të përpiqen të përfitojnë nga besimi dhe aftësia juaj për ta mbajtur fjalën, por kryesisht ju mund të analizoni gjithçka menjëherë dhe të bëni zgjedhjet e duhura pa dëmtuar veten.

Scroll to Top