Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Është e vështirë të mos humbasësh durimin dhe të fillosh të debatosh me personin që po përpiqet t’ju ofendojë. Sidoqoftë, nuk ia vlen të humbasësh kohën dhe energjinë mbi disa komente pavlerë por ka disa gjëra që mund t’ju thoni dhe të mos humbisni durimin.
Injorojini ato
Mos lejoni që personi që dëshiron t’ju ofendojë të kontrollojë se si ndiheni. Nuk keni pse t’i thoni asgjë pasi në këtë mënyrë do t’u tregoni atyre se nuk e vlerësoni mjaftueshëm për t’ju kthyer përgjigje.
Thuaj: “Faleminderit”
Përdorimi i kësaj fraze është një mënyrë tjetër për të shmangur një argument të pakuptimtë. Personi në fjalë do të ndalojë së bëri komente të vrazhda.
Cilat femra janë më xheloze, e zbulon edhe grupi i gjakut
Këto 4 veprime që bëni me celularin po e dëmtojnë lidhjen…
Pse femrat bëjnë më shumë kërkesa për divorc në krahasim me…
A dashuroni gjithmonë në mënyrën se si ju kanë dashur?
Zhvendoseni vëmendjen tek gjërat pozitive
Ndonjëherë njerëzit pëlqejnë t’i “veshin” komentet e tyre të hidhura me nuanca të këndshme. Në këtë rast, pretendoni se nuk e keni vërejtur komentin e tyre fyes dhe pranoni vetëm komplimentin.
Ndryshoni temën
Duke folur për diçka tjetër, nuk do të duhet të përballeni me personin që po përpiqet t’ju ofendojë. Për më tepër, ata mund të mos kenë pritur që komenti i tyre nuk do të ndikonte tek ju dhe nuk do t’i kushtoni rëndësi.
Bëni që të ndihen të pakëndshëm
Përgjigjuni komentit të tyre duke iu thënë: “Jam i befasuar që ndiheni rehat kur thoni këtë gjë”. Vetë fraza, si dhe shprehja juaj e fytyrës dhe heshtja që pason, mund t’i bëjë ata të ndihen të pakëndshëm.
Bëni sikur nuk i keni kushtuar vëmendje
Tregojuni atyre se nuk po i dëgjonit ato që po thoshin dhe kërkoni që të përsërisin ato që thanë. Indiferenca juaj ndaj fjalëve të tyre mund t’i ndalojë të thonë ndonjë gjë tjetër, dhe ata thjesht do të zhduken.
Qesh me ato që thonë ata
Reagimi juaj pozitiv ndaj një komenti që kishte qëllim fyerjeje mund ta bëjë personin që tha këto fjalë të ndihet në siklet. Ju do tu tregoni atyre se fjalët dhe mendimet e tyre nuk kanë rëndësi për ju dhe se nuk mund t’ju bëjnë të ndiheni keq me veten tuaj.