JiL.al - Jeto i Lumtur

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Fokusohen në minutat, jo në orët.

Njerëzit e suksesshëm janë të vetëdijshëm se dita i ka 1,440 minuta dhe nuk ka asgjë më të vlefshme sesa koha. Paranë mund ta humbni dhe ta fitoni prapë, por koha e shpenzuar asnjëherë nuk mund të kthehet.

Duhet t’i mjeshtëroni dhe shfrytëzoni minutat, nëse veç dëshironi ta mjeshtëroni dhe shfrytëzoni jetën në mënyrën më të mirë.

Fokusohen vetëm në një gjë

Njerëzit ultra-produktivë e dinë se cila është detyra e tyre kryesore dhe fokusohen në të çdo mëngjes nga dy orë.

Cila detyrë e ka rolin kryesor në arritjen e qëllimit tuaj? Atëherë në atë duhet t’i dedikoni mëngjeset tuaja çdo ditë.

Arrijnë në shtëpi për darkë

Njerëzit e suksesshëm në jetë i dijnë vlerat kryesore të jetës. Po, puna është vlerë e jetës, mirëpo është edhe familja, ushtrimet, etj, shkruan femina. Ata i ndajnë 1,440 minutat e ditës në atë mënyrë që të kalojnë kohë me secilën vlerë të jetës.

E ndjekin rregullën 80/20

Kjo rregull ndryshe është e njohur edhe si Pareto Principle, dhe në shumicën e rasteve 80% e rezultateve vijnë nga 20% e aktiviteteve.

Njerëzit ultra-produktivë e dinë se cilat aktivitete i sjellin rezultatet më të mahnitshme, prandaj edhe fokusohen në to.

Scroll to Top