JiL.al - Jeto i Lumtur

Vërtetohet shkencërisht: Duhanpirësit nuk janë joshës!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Është vërtetuar shkencërisht se duhanpirësit janë më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan. Studimi është kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, me rreth 500 të anketuar.

Dy ishin qëllimet kryesore të këtij projekti shkencor: që të zbulohej nëse është e mundur të kuptohet që dikush pi duhan, vetëm duke e parë në fytyrë dhe a e bën duhanpirja më joshës një person?

Forma e buzëve tregon se kush jeni në të vërtetë

Pse pushimet verore mund t’ju shpëtojnë jetën?

Zgjidh një simbol dhe zbulo forcën që të udhëheq në jetën…

Gjërat që mund të bëni për ta bërë marrëdhënien tuaj më…

Kur ndodhi shtrëngimi i parë i duarve dhe çfarë simbolizonte?

Studiuesit tregojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë apo mjedisin ku është rritur.

Prandaj, në mënyrë që të arrihen rezultate të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakët identikë, të cilët përveç ngjashmërisë gjenetike kishin jetuar edhe në të njëjtat mjedise fizike.

Rezultoi se 70% e të anketuarve e kishin kuptuar se cili ishte duhanpirës, vetëm duke i parë njerëzit. Po ashtu shumica e femrave por edhe e meshkujve, kishin zgjedhur si më joshës ata që nuk pinin duhan.

Scroll to Top