JiL.al - Jeto i Lumtur

Dashuri e përjetëshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashuri e përjetëshme; Teodor Keko

Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria u ktheva sy,
I urtë, xhind, bohem, i rregullt.

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva, kokrra tespije.
Me to të gjallë ndjenjën e mbajta,
Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në diell fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që të desha,
Ndërmend kam të të dua prapë.

Teodor Keko

Jeto I Lumtur

Scroll to Top