JiL.al - Jeto i Lumtur

Sekretet e thjeshta që do t’ju bëjnë të lumtur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kërkimi i lumturisë është koncept i gjerë dhe hap një diskutim që s’përfundon kurrë. Hamendësimet e të tjerëve dhe këshillat e tyre drejt kërkimit të një jete të lumtur, nuk do t’ju bëjnë kurrë të tillë. E rëndësishme është që fillimisht të jeni të vërtetë dhe të zbatoni sekretet e thjeshta, por aq thelbësore. Vetëm kështu mund të gjeni atë që ne quajmë “lumturi”.

Bëjini vetes tuaj pyetje kur ndiheni të mërzitur.

Ndonjëherë ju duket sikur mendja juaj nuk do që ju të jeni të lumtur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten : “Pse?”  Të paktën në këtë mënyrë jeni duke hedhur një hap drejt zgjidhjes së problemeve tuaja, në vend që të rini të mërzitur dhe të mos bëni asgjë.

Vendosini një emër konkret ndjenjave tuaja.

Çfaredolloj ndjenje të keni, duhet të përpiqeni ta përcaktoni me një emër konkret. Kjo do të tregojë edhe shkallën e rëndësisë të asaj ndjenje për ju.

Merrni vendime.

Është më mirë ta merrni atë vendimin që po ju mundon sesa të rrini të mendoni pafund për të.  Vërtetë mund të jetë e vështirë të merrni disa vendime, por sa më shumë të kalojë koha aq më të vështirë do t’a kini.

Krijoni kontakt me njerëzit.

Të gjithë kemi nevojë të ndjejmë afrimitet dhe të ndihemi të pranuar nga të tjerët. Kontakti fizik me personat që ju rrethojnë, ndikon drejtpërdrejt në trurin tuaj, duke zvogëluar stresin. Mjafton një kapje dore, përqafim apo puthje dhe truri juaj do të ndihet më I lehtësuar.

Scroll to Top