Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Dy ditë para martesës, të fejuarin tim e gjeta në përqafim të një femre tjetër. Po merrte frymë thellë me pasion në shtratin që e kisha blerë unë, e në të cilin unë kurrë nuk isha shtrirë. M’u prish jeta, ai dhe gjithçka tjetër që e konsideroja dashuri. Edhe pse festat ishin dërguar për martesë, edhe pse kishin arritur njerëz nga ana tjetër e botës, të gjithë që prisnin martesën, ua kisha dërguar anulimin e ftesave. – Adelinë, mos e bëj këtë. Mendoje edhe një herë. Mendoje nëse ndonjë tjetër mashkull do të jetë më i bukur se Dritoni? A beson se në këtë botë ekziston ndonjë mashkull që i qëndron besnik gruas së tij, nëse po, atëherë nuk je normal.
Të gjithë mashtrojnë, vetëm se disa kapen lehtë, e të tjerët jo. E kishe këtë fat që e ke kapur para martesës, kështu që tani e di si të sillesh ndaj tij. Do të jetë i lumtur nëse ia fal, e kështu do ta mbash në pëllëmbë të dorës. Mysafirët pothuajse janë grumbulluar, çfarë t’ju themi? A duhet që tani të na kaplojë një turp si ky? Mendoje, mos vajto më pas për mënyrën si ke reaguar. Ta dish, martesa nuk ka vetëm lule, ka edhe gjemba, e ty të është shfaqur një gjemb – po fliste nëna ime. – Ti ke të drejtë në përjetim të gjithë ngjarjes. E di se e gjithë kjo është turp, por as për mua nuk është e lehtë. Më ka tradhtuar njeriu, me të cilin e kam planifikuar jetën. Nuk e kam ndërmend të kaloj sipër kësaj.
Tradhtia nuk është e vogël, falen gabimet. Nëse ia fal tani, çfarë do të më bëj më pas? Kam nderin tim dhe pa marrë parasysh se sa do të dhemb kjo, nuk do ta uli kokën. Unë nuk jam ajo që ka gabuar. Fytyra ime është e pastër, nuk e uli dot. Kam dhënë gjithçka që kam pasur, që kam ditur dhe kam mundur. Nuk ka ditur ta vlerësojë – ia ktheva, e më pas shkova te mysafirët që ishin të ftuar nga ana ime dhe u thashë se martesa dhe festa ishin anuluar. Mendoj se nuk kam pse t’i përshkruaj shikimet dhe habitë që më kishin vëzhguar. Sikur të mundja, veten time do ta varrosja në një gropë të madhe. Po e aktroja të guximshmen, trimen, por gjithçka tek unë po shkatërrohej. Pamjen që e kam parë nuk po më dilte nga koka, sikurse edhe Dritoni që si një qen po më shikonte me tërbim. Më përgjëronte t’ia fal, që ta kuptoj se ishte i ngarkuar me punën, por edhe martesën, më kishte thënë se ishte kontakt fizik dhe asgjë më tepër.
Po më vinte të vjell nga arsyetimet e tij. Shkurt i thashë që t’i mbledh gjërat e tij dhe kurrë më të mos kthehej në banesën time. Ika me kokën në duar, po shëtitsha rrugëve, e kur jam kthyer në banesë, i kam ndërruar të gjithë çarçafët dhe e kam hedhur në bërllok. Dritoni më thërriste, trokiste në derën time, por edhe në derën e nënës time, por vendimi im ishte i fundit. Nuk kam mundur të mendoj se me të do të dalë para altarit. Ai ishte personi që e kam fshirë nga jeta ime. Sikurse të gjitha femrat që bëjmë, edhe unë iu përkushtova punës. Gjithë ditën qëndroja në zyrë, punoja orë shumë, edhe pse e kam ditur se askush nuk do t’i paguante. Thënë të drejtën, më par do të qëndroja në zyrë se në banesë.