Çfarë të bëni kur karriera kërcënon lidhjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të kesh dhe të ruash një marrëdhënie romantike nuk është aq e lehtë. Të dy partnerët duhet të kalojnë shumë prova dhe të përballen me vështirësi dhe sfida. Një nga shkaktarët e problemeve të marrëdhënies në çift është dhe çështja e karrierës.

Ekziston një lloj steriotipi në shoqëri që burri është shtylla e familjes apo e lidhjes. Por çfarë ndodh nëse ky nuk është rasti, çfarë ndodh nëse një grua punon dhe burri qëndron në shtëpi. Ose kur gruaja ka një pozicion të lartë në karrierë se sa burri?

Këto janë situata që ndodhin por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me prishjen e harmonisë në çift. Faktori që e rëndon më shumë situatën, është burri që vihet kundra gruas dhe që përpiqet me të gjitha forcat për të rifituar pozicionin e tij në familje.

Lexo të radhës

Zgjidh një çift dhe zbulo se kur do ta gjesh dashurinë…

Zgjidh një simbol dhe zbulo forcën që të udhëheq në jetën…

Disa shenja të zodiakut zgjedhin gjithmonë njeriun e gabuar

Kur ndodhi shtrëngimi i parë i duarve dhe çfarë simbolizonte?

Mund të duket që e vetmja mënyrë për t`i dhënë zgjidhje është që gruaja ta lerë karrierën dhe të lejojë burrin të rifitojë përgjegjësitë e tij.

Por mos nxitoni për ta bërë këtë sepse ka forma të tjera për të rregulluar marrëdhënien. E para dhe më kryesorja është që të mos e lejoni partnerin tuaj të ndihet një njeri i padobishëm. Lejojeni atë të ndihet se është i rëndësishëm për ju dhe se ju nuk mund të bëni ato gjëra që bëni pa praninë e tij. E gjitha kjo është për t`i ngritur egon dhe moralin në çdo kohë, gjithashtu komunikimi është çelësi në këtë situatë.

Një tjetër mënyrë është të gjeni kohë për partnerin. Nëse ju mund t`i kushtoni katër orë atij atëherë respektojini atë ose dhe mund të rrini më shumë me të brenda mundësive, por mos i jepni përshtypjen se për ju më e rëndësishme është puna se sa ai. Kujdes!

Persona të tillë janë të ndjeshëm ndaj këtyre situatave. E fundit por jo për nga rëndësia, mos fajësoni partnerin për problemet që ndodhin në lidhje. Ju nevojitet që të tregoheni më të matur në këto situata, ta kuptoni dhe të jeni mbështetje për të në krizat që ai kalon në jetë.

Si një person i orientuar drejt karrierës ju mund t`i kushtoni më shumë kohë punës sesa familjes. Situata mund të rëndohet aq shumë sa të mos i kushtoni kohë lidhjes dhe partnerit. Në situata të tilla nuk ka dyshim që një ditë partneri juaj do jua përplasë në fytyrë se marrëdhënia nuk funksionon. Kjo ndodh me ata që orientohen drejt karrierës, duke neglizhuar familjen pa ditur asnjë gjë rreth martesës.

Si të keni përkujdesje dhe një marrëdhënie të dëshiruar! Nëse doni të kini sukses në karrierë dhe në familje duhet t`i kushtoni kohë dhe rëndësi të barabartë të dyja aspekteve në jetën tuaj. Menaxhimi i kohës është çelësi për të pasur një marrëdhënie të suksesshme po aq sa dhe karriera.

Jepini kohë të barabartë dhe nëse duhet të kaloni një ditë veçanërisht të zënë në punë shpjegoja atij dhe kërko mbështetjen e tij. Mësoni si të jepni prioritet gjërave.

Problemet me marrëdhënien lindin kur i kushtoni më shumë kohë karrierës se sa vetë marrëdhënies. Ju duhet të mësoni se si të vlerësoni dhe t`i jepni prioritet situatave në të cilat jeni.

Nëse ju mendoni se është më e nevojshme t`i kushtoni vëmendje marrëdhënies tuaj atëherë bëni diçka në lidhje me të. Është e gjitha çështje balancimi dhe prioriteti.

Scroll to Top