Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Është koha për t’u relaksuar e për disa ditë romantike vetëm për vete? Keni menduar, me siguri, këtë verë apo jo? Janë ditët e para të stinës së nxehtë dhe, mbase, mezi po i prisni, pas një viti të lodhshëm, të vështirë e të kufizuar për të gjithë. Por çiftet bëjnë gjithmonë disa gabime tipike kur planifikojnë pushimet. Mësoni cilat janë gabimet që bëjnë më shpesh çiftet e reja dhe përpiquni të jeni më praktik.
Shmangni diskutimin për buxhetin
Është shumë e rëndësishme që të uleni së bashku dhe të flisni realisht për një buxhet që do të shpenzoni gjatë pushimve. “Mos e nisni me borxhe një udhëtim në të cilin po shkoni për t’u qetësuar dhe për t’u kënaqur”, – thotë Veronica Thompson, themeluese dhe koordinatore eventesh në “Weddings & Special Events”, nga VIBEvents Group.
Nuk e dëgjoni një agjent udhëtimi
“Duke e shmangur këtë pjesë, do të keni më shumë kosto. Shumë njerëz mendojnë se agjentët e udhëtimeve bëjnë detyrat e tyre, por në të realitet, shumë agjentë janë si një lloj komisioni që të ndihmojnë për vendet që do zgjidhni, janë si një libër për ju”, – thotë Thompson. “Ata, po ashtu, janë të informuar për resortet, gjërat që ju duhen apo edhe ato që janë të panevojshme në një udhëtim.”
Injoroni sigurinë e udhëtimit
Kostoja e shtuar që shkon për sigurimin e udhëtimit është gjithmonë e vlefshme. “Shpesh, gjatë muajit të mjaltit, vendet në të cilat do të vendoseni janë larg qendrave shëndetësore ose thjesht janë të krahasueshme me kujdesin shëndetësor në shtëpi”,- thotë Julie Gladstone, nga “Bride & Groom” “Aksidentet ndodhin, po kështu edhe sëmundjet! Çiftet, gjatë pushimeve të tyre duhet të kenë parasysh që mund të përballen edhe me situata të tilla.”
Nuk jeni të sigurt nëse pasaporta është në rregull
“Disa çifte harrojnë se për të udhëtuar duhet të kenë një pasaportë të vlefshme për të shkuar në çdo lloj resorti”, – thotë Roshni Agarwal nga “The Vacation Hunt”. “Po kështu, duhet të keni parasysh që pasaporta do të jetë e vlefshme edhe për gjashtë muajt e ardhshëm që nga data e kthimit.”
Nuk kontrolloni motin
Mos zgjidhni një destinacion për pushime pa kontrolluar si do të jetë moti: A do të ketë stuhi e shtrëngata apo do të jetë mot me diell? Këto janë pyetjet që duhet t’i dini paraprakisht, thotë Agarwal.
Harroni gjërat e domosdoshme
“Shpeshherë çiftet harrojnë gjërat më të domosdoshme për të marrë me vete gjatë udhëtimit, si kremin e diellit, dhe përfundojnë duke i blerë shumë të shtrenjta në vendin ku shkojnë”,- thotë Megan Velez. Është shumë e rëndësishme të kontrolloni kostot duke mos shpenzuar për gjërat që i keni.
Nuk kontrolloni nëse resorti është shumë familjar
Ju, natyrisht, nuk do të donit të shkoni në një vend ku ka shumë fëmijë, ndaj mos harroni që si fillim të bëni disa kërkime, në mënyrë që të shmangni disa vendpushime familjare dhe të kërkoni për ato që janë enkas për çifte dhe që përfshijnë aktivitete romantike dhe të rritur.
Nuk shqetësoheni për problemet e shëndetit
Varësisht nga vendi në të cilin do të udhëtoni, juve mund t’ju duhet të vaksinoheni paraprakisht. Shkoni në Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve, e cila duhet të ketë një listë me të dhëna për problemet që mund të shfaqen në destinacionin ku po shkoni. Pa anashkaluar, natyrisht, edhe vaksinën kundër Covid-19.