Fëmijët me këtë tipar personaliteti e kanë të sigurt suksesin në jetë!

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Fëmijët e tillë mund të jenë më konkurrues në klasë dhe në të ardhmen do të jenë shumë të aftë në marrëveshje e negociata.

Deri në momentin kur fëmija juaj rritet, nuk e kuptoni nëse keni bërë një punë të mirë apo keni dështuar në detyrën tuaj më të rëndësishme.

Shpesh ndodh që prindërit të mërziten për shkak se fëmijët nuk ju binden dhe janë rebelë, duke dalë jashtë rregullave.

Ndodh që për këtë cilësi të karakterit prindërit të shqetësohen, por kjo nuk duhet të ndodhë.

Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane, fëmijët kokëfortë që sfidojnë autoritetin e prindërve kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm në jetë.

Nëse deri më tani u jeni trembur fëmijëve kokëfortë, prisni se ç’do të ndodhë disa dekada më vonë.

Studimi zbuloi se fëmijët të cilët emërtoheshin si kokëfortë, ishin më të vendosur dhe e kishin më te qartë që në atë moshë se ç’do të bëheshin në jetë.

Rezulton se thyerja e rregullave dhe kundërshtimi i autoritetit prindëror rrit fëmijë të pavarur e kryeneçë cilësi që pas dekadës së tretë të bëjnë një njeri të suksesshëm sipas psikologëve e sociologëve.

Fëmijët e tillë mund të jenë më konkurrues në klasë dhe në të ardhmen do të jenë shumë të aftë në marrëveshje e negociata.

Terapeutët thonë se fëmijët kokëfortë janë gjithashtu më të gatshëm të bëjnë atë që është e drejtë, në vend të asaj që bëjnë miqtë e tyre.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *