JiL.al - Jeto i Lumtur

Fëmijëri e vjedhur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Femijëri e vjedhur ;  Ivy Ferrara

Unë them faleminderit për të kaluarën time,
për fëmijën e fortë dhe të guximshëm që kam qenë. Them falë vuajtjeve, përqafimeve të munguara, përkëdheljeve të dëshiruara, mungesave që përjetova. Unë u rrita kur isha fëmijë, mësova të ngushëlloj veten në netët e gjata pa gjumë kur derdhja lotë, mësova se të vetmit krahë që të përqafojnë vërtet kur është ftohtë janë të tutë. Vetminë e bëra mikun tim duke lënë jashtë gjithë botën, duke u mbyllur si iriq çdo ditë. Askush nuk do të më kthejë ato vite, fëmijën e lumtur që isha më parë dhe askush nuk do të kërkojë kurrë falje për të … që më hoqi diellin nga fytyra. Është e vërtetë, kam vuajtur shumë por ato vuajtje më kanë formuar, më kanë bërë kjo që jam sot, e brishtë po por edhe shumë e fortë, sepse kur nuk shpëton dot nga dhimbja atëherë duhet vetëm të mësosh.

Ivy Ferrara

Jeto I Lumtur

Scroll to Top