– Jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse je i shëmtuar apo i bukur…
askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i dëshpëruar apo i lumtur.
– “Ka vetëm dy kohë në jetë: TANI dhe SHUMË VONË”.
– Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.
– Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.
– Ka katër, dhe vetëm katër mënyra në të cilat vijmë në kontakt me botën. Na vlerësojnë dhe klasifikojnë sipas asaj që bëjmë, cila është pamja jonë e jashtme, çfarë themi dhe si e themi.
– Kur të kesh numëruar ata që ndodhen përpara teje, mendo për numrin e atyre që vijnë pas teje.
– Ëndërro si fëmijë,
jeto si i çmendur,
dashuro si njeri…
E vogël bota,
dhe ne kalimtarë.
– E sotmja është një ditë shumë e veçantë, sepse kurrë nuk e kemi parë më parë. Kurrë nuk do ta jetojmë më. Është e vetmja ditë që kemi.
– Mos qaj për të kaluarën, nuk ekziston më. Mos u shqetësoni për të ardhmen, është ende larg. Le të jetojmë të tashmen dhe le ta bëjmë atë të bukur.
– Mund të mësoj çdo person se si të arrijë atë që do në jetë. Problemi është se nuk gjej asnjë që di se çfarë do.
– Nuk kam asnjë problem me ata që nuk dinë se çfarë kërkojnë. Mjafton të mos kërkojnë në jetën time.
– Nëse dikush të shikon si zgjidhje alternative, dhe jo si prioritet…ka ardhur koha që dhe ti ta shikojsh si…kujtim!!
– Një nga gjërat më të vështira dhe më të rëndësishme në jetën tonë, është gjetja e dikujt që ta duam dhe të na dojë.
– Kurrë mos e zhgënje dikë që të do në të vërtetë. Me kalimin e viteve do të kuptosh se kurrë nuk mund të gjesh të njëjtin person dy herë në jetë.
– Punoni një jetë për të shlyer një shtëpi. Në fund është e jotja dhe nuk ka asnjë që të jetojë në të.
– Ka dy zgjedhje në jetë: të pranosh situatat ashtu siç janë, apo të pranosh përgjegjësinë për t’i ndryshuar..
– Mund të detyrohem të jetoj pa lumturi, por kurrë nuk do të pranoj të jetoj pa nder.
– Kur jeta j’u sjell ndryshime – edhe për më mirë – disa njerëz largohen nga ju.
Ndoshta sepse faza juaj e mëparshme u shkonte më shumë, ndoshta për shkak se mënyra jote e re e jetës nuk u përshtatet më, ndoshta për shkak se shtypin butona që lëndojnë … por është diçka që ndodh dhe ju duhet ta pranoni, sado e pakëndshme.
– Në çështjet e rëndësishme të jetës ne jemi gjithmonë të vetëm.
– Ekziston vetëm një mënyrë për të gjetur lumturinë në këtë jetë, dhe kjo është, ose të kesh një ndërgjegje të pastër ose të mos kesh fare ndërgjegje.
– Kuptimi i jetës është thjesht të jesh gjallë. Është kaq e qartë, kaq e kuptueshme, kaq e thjeshtë.
Por megjithatë, të gjithë vrapojnë të pushtuar nga paniku, sikur ata kanë nevojë për të arritur diçka përtej asaj që janë.
– Nuk ka dy njerëz në botë që e shohin jetën në të njëjtën mënyrë.
– Nëse në botën e sotme kishte një numër të madh njerëzish që dëshironin lumturinë e tyre më shumë se sa dëshironin mjerimin e të tjerëve, brenda pak vitesh do të kishim një parajsë.
– Vetëm kur të përjetoni një ngjarje serioze në jetën tuaj, do të mundeni të kuptoni se me sa gjëra të parëndësishme je marrë kaq kohë…
– Në fund të fundit, njeriu nuk duhet të pyesë se çfarë është kuptimi i jetës së tij, por ai duhet më mirë të kuptojë se është ai të cilit pyetja i është adresuar.
– Gjithmonë mbani mend se mund të keni partnerin më të mirë pranë jush, por do të jeni të pakënaqur nëse nuk jeni të dashuruar me jetën tuaj.
– Fraza entuziaste ”Vlen më shumë nderi, se jeta”, do të thotë: ”Ekzistenca dhe mirëqenia nuk vlejnë asgjë: vlen vetëm ajo të tjerët mendojnë për ne”.
– Shumica e njerëzve punojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre, vetëm për të jetuar. Dhe ajo pak liri që u mbetet, i shqetëson dhe përpiqen për të gjetur mënyra për ta hequr qafe atë.
– Një jetë e mirë është ajo që frymëzohet nga dashuria dhe udhëhiqet nga dija.
– I mençuri e konsideron jetën e tij si një njeri që duhet të jetojë gjatë në një kohë të shkurtër.
– Tre fraza që do t’ju ndihmojnë në jetë: “më mbuloni”, “ide e mirë, shef!”, “Kështu e gjeta kur erdha”.
– E vetmja gjë në jetë që është e mundshme pa përpjekje, është dështimi.
– Një nga momentet e lumtura të jetës është kur gjen fuqinë për të pranuar atë që nuk mund të ndryshosh.
– Jeta është tepër e shkurtër: nuk ja vlen barra qeranë ta kalojmë duke u zvarritur nën këmbët e horrave të përçmueshëm.
– Sekreti i jetës nuk është të bëjmë atë që na pëlqen, por të pëlqejmë atë që bëjmë. Dhe le të mjaftohemi në ato që kemi.
– Tre themelet e lumturisë në këtë jetë janë: diçka për të bërë, diçka për të dashur, diçka për të shpresuar.
– Nëse nuk lëvizni, mos prisni që dikush t’ju shtyjë.
– Ka tre gjëra të qëndrueshme në jetë … ndryshim, liri zgjedhjeje dhe parime.
– Jeta është një lojë ku rregullat e së cilës vazhdimisht ndryshojnë. Asgjë nuk e prish një lojë më shumë se ata që e marrin seriozisht.
– Kur ke të drejtë, askush nuk e kujton .. kur ke gabim, askush nuk e harron !!!
– Ka njerëz që në të gjithë jetën e tyre nuk bëjnë asgjë, dhe nuk bëjnë gabime. Por e gjithë jeta e tyre është një gabim.
– Gjithkush erdhi në jetë për një rol të veçantë. Kështu që nuk mund të luajë një tjetër.
– Jetoje jetën tuaj si të dëshirosh, pa marrë parasysh mendimin e botës. Bota është shumë, por jeta jote është pak.
– Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju, sepse thjesht të tjerët nuk mendojnë. Ata pyesin veten se çfarë mendoni ju për ta.
– Jeta nuk ju jep gjithmonë atë që ju dëshironi për të qenë të lumtur, duhet të kalojsh fatkeqësi për të vlerësuar atë që tashmë jeta ju ka dhënë.
– Në jetë, ju nuk merrni kurrë atë që ju meritoni, Por ju merrni atë që pretendoni.
– “Si po shkon?” Pyeti i verbëri.të paralizuarin, “Ashtu siç e shihni,” u përgjigj i paralizuari.
– Kur ju mendoni atë që keni humbur, ju humbni atë që jetoni.
– Nëse kishim gjithçka që dëshironim, çfarë do të na mungonte?
Dhe nëse nuk na mungonte asgjë, çfarë do të dëshironim?
Çfarë vlere do të kishte jeta jonë pa dëshira?
– Se si të tjerët sillen në ty është çështje e tyre. Se si reagon ti është e juaja.
– Mos thuaj pak me shumë fjalë, por shumë me pak fjalë.
– “Vetëm për shkak se dita e sotme është e stresuar, nuk do të thotë që nesër nuk do të jetë dita më e mirë e jetës suaj. Thjesht ju duhet të jeni atje! “
– “Jeta nuk e bën ndere për askënd. Gjithkush ka pranë tij njeriun që meriton. “
– Jeta nuk është asgjë, por asgjë nuk vlen aq sa ajo.
– Shumë probleme në botë do të zgjidheshin nëse flisnim me njëri-tjetrin, dhe jo njëri për tjetrin.
– Jeta është gjithmonë duke pritur kohën e përshtatshme për veprim.
– Ndonjëherë jeta i ndan dy njerëz vetëm dhe vetëm për të treguar se sa të rëndësishëm janë ata për njëri-tjetrin.
– Të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por jo të gjithë kemi të njëjtin horizont.
– “Tragjedia e jetës nuk është se përfundon kaq herët, por ne presim kaq shumë për ta nisur atë”.
– Jeta nuk ju jep kurrë siguri … ju jep vetëm mundësi.
– Kur buzëqeshni, njerëzit gjithnjë pyesin veten se çfarë mendoni.