JiL.al - Jeto i Lumtur

Si të zbatohet rregulli 25-5?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Situata në vijim duket mjaft e njohur: Ju jeni duke punuar në një projekt të madh. Në fillim, ju jeni të ngazëllyer – e dini që kjo “gjë” do të jetë e shkëlqyeshme. Por ndërsa muajt kalojnë, projekti nuk mbaron kurrë. Në fakt, nuk po përparon me ritmin që ju dëshironi, edhe pse e keni vendosur atë si përparësinë tuaj numër një.

Atëherë, pse nuk ecni më tej?

Përgjigja: Sepse vazhdoni të shpërqendroheni. Ndoshta janë takimet e panumërta që vazhdojnë të pengojnë. Ose, mbase janë njëqind ide të tjera të shkëlqyera që keni ndërkohë, pasi ky projekt është më afatgjatë.

Ju mund të mendoni: Do bëj së pari këto gjërat e tjera, sepse ato janë të shpejta dhe të lehta – ose sepse ato janë më argëtuese.

Është pa mend, apo jo? Kjo është gracka në të cilën unë bie shpesh. Por më pas, zakonisht pasi kam humbur shumë kohë duke punuar në gjëra më pak të rëndësishme, e kuptoj që u kam marrë kohë gjërave për të cilat duhet të punoja.

Pasi kam bërë këtë gabim, unë angazhohem përsëri për të ndjekur një rregull që më ndihmon të qëndroj i përqendruar në atë që duhet të punoj, në vend të asaj që mund të punoja. Quhet rregulli 25/5.

Si ju ndihmon rregulli 25/5 të përqendroheni dhe të bëni më shumë punë?

Sipas legjendës antike, Mike Flint, i cili shërbeu si pilot personal i miliarderit Warren Buffett për një dekadë, po diskutonte përparësitë e karrierës me shefin e tij kur Buffett i dha një mësim të thjeshtë.

Së pari, Buffett i tha Flint që të bënte një listë të 25 golave të tij kryesorë. Pastaj, Buffett tha të rrethonte pesë golat e parë. Por këtu vjen pjesa interesante. Ideja është, që të qëndrosh i përqendruar në përmbushjen e qëllimeve nga 1 deri në 5, duhet të qëndrosh plotësisht larg të punuarit në qëllimet 6 deri në 25.

Cili është mësimi?

Si koleg i imi, Jeff Townson, njëherë tha: “Gjithçka ka të bëjë me fokusin. Ju nuk do të përmbushni 25 gjëra në jetën tuaj. Nëse me të vërtetë përqendroheni për një kohë të gjatë, mund të bëni tre deri në pesë të mëdha, ndoshta. Dhe pengesa për të mos pasur fokus janë numrat 6 deri 25, sepse këto janë shpërqendrimet tuaja më të mëdha të mundshme”.

Çelësi nuk janë numrat (25 dhe 5) – është parimi që qëndron pas këtyre numrave. Domethënë, se është e lehtë të dalësh me gjëra që vërtet dëshiron të bësh, por është edhe më e lehtë të shpërqendrohesh nga ato pesë gjëra, sepse përfshiheni nga entuziazmi, gëzimi, fitimet afatshkurtra të gjërave që thjesht nuk janë aq të rëndësishme. Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të identifikoni gjërat “më pak të rëndësishme” – kështu që ju të dini saktësisht se çfarë ju pengon.

Si të zbatohet rregulli 25-5?

Gjëja qesharake është që Buffett në të vërtetë ka thënë se kjo legjendë e vjetër nuk ka ndodhur kurrë. Por kjo nuk e ndryshon faktin që mësimi është prej ari. Për shembull, çdo mëngjes, mos bëni vetëm një listë të asaj që duhet të bëni; bëni një listë të të gjitha gjërave që dëshironi të bëni – ose që të tjerët duan që ju të bëni – që do t’ju ndalojë të punoni në përparësitë tuaja.

Ju mund të bëni të njëjtën gjë kur krijoni lista për qëllimet tuaja të strategjisë javore, tremujore dhe afatgjata. Në fund, qëllimi që po përpiqeni t’i mësoni vetes është të mos bëni shumë lista. Përkundrazi, ju doni të trajnoni veten për të bërë pyetjet e mëposhtme:

Cilat janë veprimet që më pengojnë të arrij qëllimet e mia?

Si mund t’i shmang ato?

Kështu që, herën tjetër kur ta gjeni veten duke u shpërqendruar, mos harroni rregullin 25/5. Dhe ndërroni fokusin tuaj nga ajo që mund të punoni në atë që duhet të punoni.

Scroll to Top