Këto janë disa nga rregullat moderne të mirësjelljes

Jil
Jil
2 Min Read

Mirësjellja nuk është diçka shumë e vështirë dhe paraqet respektin që keni për tjerët dhe, mbi të gjitha, për vetveten

Por ka disa rregulla të caktuara të mirësjelljes të cilat shumë pak njerëz i dinë, prandaj Telegrafi më poshtë iu sjellë këto rregulla.

Asnjëherë mos e vizitoni dikë pa e telefonuar paraprakisht

Nëse iu ka rastisur ndonjëherë të pranoni mysafirë pa paralajmërim, atëherë mundësitë janë të mëdha që shtëpia ka qenë lëmsh fare, ndërsa edhe mund të keni qenë në rroba dushi. Prandaj, para se ta vizitoni dikë, gjithmonë telefonojeni paraprakisht.

Mos e thani ombrellën kur është e hapur – qoftë nëse jeni në vend të punës apo në shtëpinë e dikujt tjetër

Ombrellën gjithmonë duhet ta palosni dhe ta vendosni në mbajtësin e ombrellave ose diku tjetër.

Çantën e dorës mos e mbani në prehër apo në karrige

Çantat e vogla të dorë dhe elegante mund të vendosen edhe mbi tavolinë. Ato mund të vendosen edhe në pjesën e pasme të karriges ose ta vendosni në dysheme. Sa i përket valixheve, ato gjithmonë duhet t’i lini në dysheme.

Kush e bën ftesën, paguan…

Nëse një grua e fton një partner biznesi në restaurant, ajo duhet të paguajë dhe anasjelltas. Nëse dikush thotë se, “le të shkojmë në një restaurant”, kjo do të thotë se secili paguan për vetveten – përveç nëse ndonjëri nga ta insiston të paguajë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *