Kjo është pasiguria më e madhe që njerëzit mund ta kenë në jetën e tyre, sepse nga ajo çfarë zgjedhin, varet e ardhmja e tyre. Cila është karriera e duhur? Duke qenë se nuk mund ta shohim të ardhmen, kjo fillon e bëhet një dilemë shqetësuese.
Epo, lajmi i mirë është që ekzistojnë disa rrugë të cilat ju ndihmojnë t’i rrisni mundësitë për ta marrë një vendim të mirë.
Çmoje veten
Përpara se ta zgjidhni karrierën, duhet ta analizoni veten; vlerat, interesat, aftësitë e buta, aftësitë tjera, në kombinim me llojin e personalitetin e të tjera. Pastaj përpiquni t’i përshtatni ato me profesione të ndryshme.
Disa njerëz vendosin të punojnë me konsulentë të karrierës për t’i ndihmuar të zhvillohen profesionalisht dhe të qarkullojnë në këtë proces, transmeton Akademi Pune.
Krijoni një listë të karrierave për t’i eksploruar
Hapi i dytë që duhet ta bëni është t’i renditni disa punë që mund t’i bëni në një listë. Kjo do t’ju bëjë t’i analizoni me kujdes. Hulumtoni për punë të ndryshme, shtoni edhe ato që nuk i keni ditur më parë, pastaj hulumtoni për to, mbasi do të jenë pikërisht ato që do t’ju përshtaten më së shumti!
Sa shpesh ju ka ndodhur të mësoni për ndonjë pozitë, për të cilën nuk e keni pasur as idenë më të vogël që ekziston?
(Foto: Freepik)
Hulumtoni më tutje
Pasi t’i keni renditur 10 deri në 20 opsione, tashmë është koha të merrni informata bazike për secilën prej tyre. Si ta bëni këtë?
Gjeni përshkrimet e punës, edukimin, trajnimet, certifikatat e kërkuara dhe të tjera të ngjashme! Mësoni rreth mundësisë për t’u avancuar në këto punë!
Krijoni një listë të shkurtër
Tani që keni marrë mjaftueshëm informacione, filloni t’i shkoni listës më thellë. Bazuar në atë që keni mësuar, filloni t’i eliminoni drejtimet të cilat nuk ju përshtaten, derisa të mbërrini në dy deri në pesë mundësi zgjedhjeje në listën tuaj të ngushtë!
Mblidhni informacione të intervistave
Në listën tuaj nuk keni më shumë zgjidhje, janë vetëm disa, prandaj filloni të bëni hulumtime më të thella! Gjeni persona të cilët janë të përfshirë në industritë të cilat po ju interesojnë. Ata mund t’ju japin njohuri më të detajuara sa u përket atyre fushave.
Bëhuni pjesë e rrjeteve sociale, përfshirë edhe LinkedIn-it, për të gjetur njerëz me të cilët mund të mbani intervista.
Është koha për zgjedhjen
Ta zëmë që në listën e ngushtë i patët katër opsione, cila prej tyre po të bën përshtypje më shumë? Është koha të përqendroheni në të. Por, duke e lënë edhe një zgjidhje tjetër si plan B, mbasi në të ardhmen dëshironi ta ndërroni.