JiL.al - Jeto i Lumtur

Kur dashuria është grackë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Xhelaledin Rumi   Kur dashuria është grackë

Kur në grackë është kapur dashuria,
Atë që syri vështron, nuk është mëkat.
Tashmë ai nuk sheh, më rrezet e tija,
Nga brenda flet, shpirti i ngratë.
Ai tashmë është dehur, me verë,
Që e piu nga dashuria e vërtetë.
Kur ishe e imja, nuk shkoje me të tjerë,
Më premtove, se kështu do të jesh përjetë.
Dashuria ime, nuk ka për t’u zbehur
Dhe kur të jem larg në syrgjyn
Shkëlqimi tradhton, thëngjillin e fshehur
Dashuria tradhton shpirtin tim.
Vezullimi i syrit, kap dashurinë në grackë,
Toka ku shkel bëhet si fron mbreti.
Sa herë që ti do, do të jemi bashkë
Jam skllavi yt, do kthehem nga kurbeti.

Xheladin Rumi

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top