JiL.al - Jeto i Lumtur

5 gjërat që çdo autor biznesi duhet t’i dijë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Po mendoni të shkruani një libër për të rritur biznesin tuaj ose për të përforcuar ekspertizën tuaj? A keni shkruar tashmë një por ndjeheni disi të frustruar?

Libri juaj mund të transformohet në mjetin më të mirë të marketingut kur e dini se çfarë të bëni dhe kur.

Më poshtë janë pesë gjëra që çdo autor i librave të biznesit duhet t’i dijë nëse dëshironi të përdorni librin tuaj për të ndërtuar biznesin tuaj.

1. Shumë autorë për të cilët nuk keni dëgjuar kurrë, të cilët as nuk i janë afruar listës së shitjeve më të mira të New York Times, patën përfitime të mëdha për shkak të librave të tyre, jo direkt nga ata. Unë jam një agjente e specializuar në librat e biznesit. Kur i kërkova njërit prej klientëve të mi të shkruante një libër të dytë, ai menjëherë refuzoi, duke thënë, ‘’Nuk kam kohë!’’ Biznesi im është rritur 300 përqind që kur libri im i parë u botua.’’

2. Filloni me një rezultat në mendjen tuaj. Nëse libri juaj ka për qëllim të tërheqë më shumë klientë, konsumatorë, pacientë, famë ose admirues, fokusohuni në atë qëllim. Do t’a bëjë shumë më të lehtë për të marrë vendime se si t’i shpenzoni burimet e promovimit të librit tuaj (kohën dhe nganjëherë paratë).

3. Industria botuese ndihmon ata të cilët ndihmojnë veten. Nëse po planifikoni të merrni një agjent apo një botues legjitim ( një i cili ju paguan të drejtën për të botuar librin tuaj) atëherë do të keni nevojë për të ashtuquajturën ‘’platformë’’. Një platformë është një bazë e madhe e admiruesve të cilët e pëlqejnë kompaninë, juve ose punën tuaj. Botuesit e kërkojnë atë para se të blejnë prej jush. Dhe nëse po plainfikoni të vetë-botoni ( ose tashmë e keni bërë këtë) do të keni nevojë dy herë më shumë për atë platformë për të marrë vëmendje. Fatmirësisht, nuk është një gjë e vështirë të krijoni një platformë.

4. Vetëm nëse libri juaj është i tmerrshëm, ju ende mund t’a përdorni atë për të krijuar një strategji për tërheqjen e konsumatorëve. Ka shumë libra të cilët janë ‘’klasikë të qetë’’. Kam disa klientë të cilët ende po fitojnë para nga librat të cilët i kanë shkruajtur në vitet e 90ta! Dhe në secilin rast, librat sollën mundësi të mëdha, fjalime me pagesa dhe kontrata të mëdha me kompani të mëdha, më shumë se sa ata kishin menduar se do të arrinin me një libër.

5. Përdorimi në maksimum i librit tuaj është më shumë strategji se sa përpjekje. Nëse e kuptoni se çfarë të bëni dhe kur t’a bëni atë, bazuar në qëllimet tuaja specifike, do të përmirësojë se sa shpejtë do të arrini sukses nga libri juaj. Vëmendja dhe përshtatja ndaj rezultateve do ju ndihmojë të drejtoni biznesin dhe librin tuaj në drejtimin e duhur.

Pavarësisht se a është qëllimi juaj të bëheni të famshëm duke hyrë në listën e New York Times, ose vetëm të fitoni para me dekada vetëm pse ishit mjaftueshëm të zgjuar për të shkruar një libër, duhet të ndërmerrni veprimet e duhura në kohën e duhur, duke parë se si po përgjigjet publiku, dhe pastaj duke përdorur strategjitë më të mira.

Gjëja më e keqe që çdo autor mund të bëjë është të ulet dhe të ankohet për faktin se asgjë nuk po ndodh me marketingun e tij, veçanërisht kur është aq e lehtë të zbulojë se cilat janë veprimet e duhura, zbatoni ato dhe shikoni se si gjërat fillojnë të shkojnë sipas mënyrës tuaj, të ardhurat tuaja duke u rritur dhe prestigji në industrinë tuaj duke u lartësuar.

Scroll to Top