JiL.al - Jeto i Lumtur

Kafeja gjatë shtatzënisë mund të ketë efekt negativ te fëmija….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Është e vështirë të imagjinohet fillimi i ditës pa një filxhan kafe, por gratë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshme sepse, sipas hulumtimeve të reja, kafeina mund të ketë një efekt negativ tek fëmija.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Fëmijët që kanë qenë të ekspozuar ndaj sasive të vogla të kafeinës para lindjes janë mesatarisht më të shkurtër se fëmijët, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar kafeinë gjatë shtatzënisë, sipas rezultateve të hulumtimit të fundit, transmeton CNN.

Ekspertët zbuluan se fëmijët e ekspozuar ndaj kafeinës ishin më të shkurtër në moshën katër vjeçare dhe ky ndryshim u rrit pas moshës tetëvjeçare. Dallimet në gjatësi nuk janë të mëdha, por ato ekzistojnë, sipas ekspertëve.

Më pak se 200 miligramë kafeinë në ditë rekomandohet për gratë shtatzëna. Një filxhan kafe e çastit ka rreth 100 miligramë, dhe një filxhan kafe e filtruar ka rreth 140 miligramë. Ndërsa një filxhan çaj me kafeinë ka rreth 75 miligramë.

Shqetësimi ekziston, theksojnë ekspertët, sepse nëse rritja më e ulët në fëmijërinë e hershme vazhdon edhe në moshën madhore, ekziston rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit që shoqërohen me rritje më të ulët.

Por ende nuk mund të përcaktohet, shtojnë ata, nëse ky ndryshim në rritje mes fëmijëve do të vazhdojë deri në moshën madhore..jetoilumtur.al/

Scroll to Top