Keni ndëgjuar për Çaji i hudhrës? Ja pse duhet ta pini patjetër çdo mëngjes..?!

Jil
Jil
3 Min Read

Keni ndëgjuar për Çaji i hudhrës? Ja pse duhet ta pini patjetër çdo mëngjes..?! Në shumë vende të botës, njerëzit pohojnë efikasitetin e çajit të hudhrës kundër të ftohurës dhe kollës. Përbërësit e çajit luuftojnë mikrobet dhe shpërbëjnë sekrecionet që ngacmojnë kollën, duke lehtësuar zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Siç mund ta keni mësuar falë artikujve hudhra është një antibiotik natyral shumë i pasur me antioksidantë. Këto vlera çlirohen shumë mirë në çajin e hudhrës që mund të jetë më i lehtë për t’u konsumuar çdo mëngjes.Vlerat e jashtëzakonshme të çajit të hudhrës Njerëzit zakonisht e kanë të vështirë të hanë një thelb hudhër esëll dhe ky çaj lehtëson përvetësimin e vlerave të jashtëzakonshme të hudhrës. Konsumi i këtij çaji si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë graduale. Çaji përshpejton metabolizmin por edhe e ndihmon trupin të tresë yndyrnat e tepërta. Çaji përbën një mënyrë efikase për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

Sipas të dhënave, ai stimulon qarkullimin, ul kolesterolin dhe shmang arteriosklerozën. Sikur të mos mjaftonin këto vlera, një filxhan me çaj hudhre ofron vitaminat A, B1, B2, C por edhe shumë antioksidantë. E fundit por jo për nga rëndësia, çaji i hudhrës është një antibiotik natyral që shmang virozat e stinës. Besohet se në lashtësi, ushtarët grekë pinin çaj hudhre pas betejave të tyre për të kuruar infeksionet e munds

Si të përgatisni çajin e hudhrës Përbërësit: Një thelb hudhër 250 ml ujë 3 gramë xhenxhefil të grirë 1 lugë gjelle me lëng limoni 1 lugë gjelle me mjaltë Përgatitja: Ziejeni ujin dhe ndërkohë prisni hudhrën në grimca. Pasi uji të marrë valë, shtoni xhenxhefilin dhe hudhrën dhe lërini të ziejnë për 15-20 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lërëni enën mënjanë për 10 minuta të tjera. Kullojeni çajin dhe shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin për ta ëmbëlsuar. Mos u shqetësoni për aromën e keqe të hudhrës. Përfshirja e xhenxhefilit dhe limonit do të zhdukë erën e fortë të hudhrës nga goja dhe ju do të merrni vetëm përfitimet që ofron ajo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *