JiL.al - Jeto i Lumtur

Më mëso si ta shoh dashurinë pas të dyzetave NIZAR QABBANI

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Më mëso, si ta shoh dashurinë pas të dyzetave; NIZAR QABBANI

Më mëso si të vdes nga malli si lule jasemini Më mëso si u bë heshtja gjuha e ashikëve Më mëso, se unë para teje jam nxënës dhe kam vite i tërhequr nga dashuria

Ma mëso alfabetin e ashkut linjat e pëllëmbës, gjuhën e syve, të buzës dhe të gjirit të trishtë Më mëso si është dashuria e ndjenja në librat e fallxhorëve

Më mëso si vdes poezia në pragportat e sulltanëve Më mëso si ringjallet një popull mes dyzet

h ajdutësh Më mëso si bëhen gratë robëresha, kurse çmimi i vrasjes çmim me virgjëresha

Më mëso o popull si na sundon një kurv bir kurvi një përdhunues aromash Më mëso o popull injorance Si ndodh që vdekja në krevat Bëhet ëndërr që na tundon të tanve.

Nizar Qabbani

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top