JiL.al - Jeto i Lumtur

Kjo është arsyeja pse gratë lëndohen më shumë se burrat…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dhimbja është një ndjesi e pakëndshme që na kufizon dhe domosdoshmërisht na bën të përshtatemi për të kryer detyra të ndryshme të përditshme. Femrat përjetojnë nivele më të larta dhimbjeje se meshkujt dhe është koha të ndalojmë së fajësuari për të gjitha hormonet tona dhe faktin që po plakemi.

Dhimbja fizike mund të variojë nga një shqetësim i lehtë në diçka shumë më intensive. Mund të jetë akute dhe e shkurtër ose të bëhet një problem kronik. Hulumtimet tregojnë se ne e trajtojmë dhimbjen ndryshe në krahasim me seksin tjetër dhe ekspertët po vijnë për të hedhur pak dritë mbi peizazhin, duke iu përgjigjur së fundmi disa pyetjeve të Stylist. Sipas Ed Keough , Ph.D. në psikologji në Universitetin e Bath: “Femrat përjetojnë më shumë dhimbje gjatë jetës së tyre dhe janë më të prekshme ndaj dhimbjes sesa burrat.”

Migrena, dhimbje stomaku, artrit dhe më shumë. Hulumtimet nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë tregojnë se gratë kanë më shumë “indekse” dhimbjeje se burrat dhe nervozizëm më të madh, kështu që ato përjetojnë çdo gjë të dhimbshme më intensivisht. Por vëmendja rrotullohet rreth mënyrës sesi dhimbja definohet përfundimisht dhe cilët faktorë kanë ndikimin më të madh.

Siç u konstatua, faktorët janë biologjikë, psikologjikë dhe socialë, por patjetër që nevojiten më shumë kërkime për këtë. Ajo që duket se nuk ka nevojë për analiza të mëtejshme është se gratë shkojnë te mjeku më shpesh për probleme të lidhura me dhimbjen sesa burrat, marrin më shumë qetësues dhe vuajnë nga sëmundje më të dhimbshme si migrena dhe dhimbjet e shpinës.

Gjithsesi është një çështje mjaft komplekse që kërkon më shumë studim dhe mirëkuptim për të luftuar mitet që gruaja ankohet se lëndohet më shumë, madje edhe e ekzagjëron...jetoilumtur.al

Scroll to Top