Virozat i parandaloni me frutin e stinës, zgjidhja e përditshme natyrale…

Jil
Jil
1 Min Read

Tani që po i afrohemi stinës së ftohtë dhe shumë prej nesh bëjnë vaksinën kundër gripit për të qenë të mbrojtur nga virozat dhe koronavirusi, të gjithë kemi nevojë për imunitet më të fortë. Megjithatë, ka një mënyrë më natyrale për të parandaluar gripin dhe virozat. Është fruti i stinës, lëngu i të cilit ndihmon për të përforcuar imunitetin.

Shega njihet si një frutat e pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur nga viruset.

Lëngu i shegës është një përzierje vitaminash dhe antioksidantësh. Ai forcon sistemin imunitar në mënyrë të përkryer. Shega është e pasur me shumë elementë të rëndësishëm për shëndetin, siç janë magnezi, mangani, zinku, hekuri, natriumi dhe bakri, veç vitaminës C.

Në treg mund të gjeni shtrydhëse shege, por edhe nëse e konsumoni me kokrra, përfitimet do të vijnë njëlloj.

Stina e ftohtë nuk sjell vetëm viruset, por dhe mbrojtësit natyralë. Shega është mbretëresha e tyre..jetoilumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *