DRITËRO AGOLLI – GËNJESHTRAT
O popull, ç’të bëjnë!
Të japin lodra të luash,
Të mbajnë me përralla,
Të flesh në shtrat sa të duash,
Pa zhurma e andralla,
Të quajnë të vogël,
Dhe thonë se ende s’di shumë,
Të japin në duar një lodër
Dhe thonë:
pusho,mos bëj zhurmë!
Refren i përhershëm në kohët.
O popull, ç’të bëjnë!
Të thonë:
“ Gërvisht e fito” në letra!.
Dhe ti gërvisht me thonjtë e paprerë
Nën mëngët e vjetra,
Dhe fati s’të vjen asnjëherë.
Të marrën përdore me lekë
T’i shohësh Miss-et,
Kur zhveshur kërcejnë,
Me brekë e pa brekë,
Në skenë.
O popull , ç’të bëjnë!
Të japin lodra në duar
Me Tomin dhe Xherrin,
Të bëhesh fëmijë i duruar,
Mos njohësh telashin dhe sherrin .
Dritero Agolli
Jeto I Lumtur.al