Vallë, cila je ti moj grua? Nizar Qabbani
Vallë cila je ti moj grua?
Moj e futura si kamë në historinë e jetës sime!
Moj e bukura si sytë e lepurit!
Moj e buta si pushi i pjeshkës!
Moj e brishta si degë jasemini!
Moj e pastra si gushore fëmijësh!
Moj e mahnitshme si fjalët…
dil nga fletët e fletoreve,
nga çarçafët e shtratit tim.
Hiqmu nga filxhanët e kafesë,
nga lugët e sheqerit, dil…
Dilmë nga kopsat e këmishës,
nga të palosurat e shamisë së dorës.
Nga furça ime e dhëmbëve,
nga shkuma e sapunit në fytyrë…
Dil nga të gjitha gjërat e mia të vogla
që të mundem të dal për në punë
Nizar Qabbani
Jeto I Lumtur.al