“4 persona me kapuç…”/ Grabitet nënkryetari i bashkisë, i marrin 200 mijë euro pasi…

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Nënkryetari i bashkisë së Kifisisë, Greqi, Yiannis Panteleakis ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e djeshme.

Mediat greke raportojnë se Panteleakis  dhe familja e tij u mbajtën peng për thuajse një orë, terksa katër persona me kapuç thyen derën e dhomës së tij të gjumit, duke hyrë brenda dhe duke e sulmuar.

“Më hodhën kompjuterin nga duart, më kërkuan të bëja atë që më thoshin, ti respektoja dhe nuk do më ndodhte asgjë.”- mësohet të ketë thënë ai në polici.

Në lidhje me autorët, ai tha se ata flisnin shumë mirë greqisht, por dukej se ishin me origjinë të huaj, pasi e folura e tyre ishte pak e çalë. Grabitësit e çuan atë, dy vëllezërit dhe ndihmësin e familjes në një nga dhomat e shtëpisë, madje i kishin ofruar edhe ujë për të pirë. 

“Kasafortën e kanë gjetur vetë, nuk i kemi thënë ne ku ishte. Dhe sapo e gjetën, thirrën njërin prej nesh për ta hapur. Nga njëra anë na kërcënonin, por nga ana tjetër përpiqeshin të na qetësonin,”- tha ai.

Në fund, grabitësit kanë zbrazur kasafortën duke marrë 200 mijë euro.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *