JiL.al - Jeto i Lumtur

Dashuria Heinrich Heine

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashuria !  Heinriche Heine Perktheu Lasgush Poradeci

Ja pyll` i vjeter perallor!

Bje ere lule bliri!

Nga zjarr` i henes cudiplot

M`u magjijua gjiri.

 

Po vinja larg , si vinja larg ,

Bucet prej naltesije :

Bilbili flet per dashuri

E dhembje dashurije.

 

Kendon per dhembj` e dashuri ,

Per qeshj` e te lotuar ,

Kaq idhur kendon kaq embel vajton ,

Zgjon endrat q`u paten harruar.

 

Po vinja larg , si vinja larg ,

Me del ashtu papritur

Perpara nje keshtjell i math

Me kulmet lart te ngritur.

 

Dritaret mbyllur , dhe kudo

Nje heshtj` e zi perjete;

Dhe dukej , sikur vdekja banon

Ne keta mure te shkrete.

 

Perpara portes ish nje sfinks ,

Perbindsh i tmershem` e gazmuar ,

Me trup e putra si nje luan ,

Nje femer me kok` e krahruar.

 

Nje femer e bukur!I bardhi veshtrim

Deshire te eger theshte;

Dhe buz` e heshtur vij si harg ,

Pranim pa ze buzeqeshte.

 

Bilbili kendonte aq embelsisht ,

Me s`kisha te duruar –

Dhe kur e putha tiparin hirplot

Me vete pata mbaruar.

 

Fytyr` e mermert` u be me shpirt ,

Zu guri psheretime –

M`i piu te puthurat si zjarr

Me etj` e me pervelime.

 

Ma piu pothuaj frymen krejt –

Pastaj me epsh te lakmuar ,

Zu me pushtoj e te mjerin trup

Me putra m`a pat coptuar.

 

Mundime te embla , dhembj` e defrim!

E vojtj` e gas i pamatur!

Ndaj puthja me deh , kuptoj nje tmer ,

Prej putrash duke u cvatur.

 

Bilbili i-a thesh : “ O i bukuri sfinks!

O dashuri!c`do te thote ,

Qe ti me mundim te pavdekshem bashkon

Gjith lumterirat ne bote?

 

“O i bukuri sfinks!Te fshehten m`a sgith,

Cudin` e kesaj jete!

Kam rrahur une trurin t`im

Per te me mijra vjete.“

Heinriche Heine

Perktheu Lasgush Poradeci

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top