Këngë dashurie Kahlil Gibran

Jil
Jil
1 Min Read

 Këngë dashurie;  Kahlil Gibran

Një poet dikur shkroi një këngë dashurie e cila qe e mrekullueshme. Ai shkroi disa kopje të saj dhe ua dërgoi miqve dhe të njohurve të tij, burra dhe gra, madje, ai nuk harroi ta dërgonte atë edhe tek një grua e re që e kishte parë vetëm një herë, e cila banonte pas kodrave.Pas një ose dy ditësh erdhi një lajmëtar nga ajo gruaja e re dhe solli një letër. Në letër ajo kishte shkruar: – Më lejoni t’ju siguroj, unë jam prekur thellë nga kënga e dashurisë që më keni shkruar. Ejani tani dhe takoni tim etin dhe time ëmë, dhe ne do të marrim masat e kërkuara për fejesën. Poeti shkroi përgjigjen e letrës dhe në të iu gjegj: Mikja ime, ishte veçse një këngë dashurie nga zemra e një poeti, e kënduar nga çdo burrë për çdo grua.Dhe ajo i shkroi përsëri, duke i thënë: – Hipokrit dhe gënjeshtar me fjalë! Nga kjo ditë deri në ditën e arkivolit tim unë do të urrej të gjithë poetët për shkakun tuaj. 

Kahlil Gibran

Jeto I lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *