Dalëngadalë vdes; Pablo Neruda
Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
Që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
Që nuk ndryshon rrugë,
Që nuk rrezikon,
Që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
Që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalëngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
Që është i pakënaqur nga puna,
Që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
Që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura,
Dalëngadalë vdes ai që nuk udhëton,
Që nuk lexon,
Që nuk dëgjon muzikë,
Që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalëngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
Që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
Që i kalon ditët dukë u qarë për fatin e keq,
Që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalëngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
Që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
Që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
Duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
Kërkon një përpjekje më të madhe
Se thjesht fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
Do të na bëjë të arrijmë
Lumturinë më të madhe.
Pablo Neruda
Jeto I Lumtur.al