FIFA ndëshkon gjyqtarin e ndeshjes Holandë-Argjentinë

Jil
Jil
1 Min Read

FIFA ka vendosur ta dërgojë në shtëpi gjyqtarin spanjoll Antonio Mateu Lahoz.

Ai ka gjykuar ndeshjen çerekfinale ndërmjet Holandës dhe Argjentinës, por u kritikua jashtëzakonisht shumë.

Kjo ndeshje me shumë tensione përfundoi 2:2, derisa pas gjuajtjeve të penalltive argjentinasit u kualifikuan në gjysmëfinale.

Argjentina ishte më e mirë, por ndeshja kaloi me shumë tensione në fushë dhe jashtë saj.

Për këtë duket se FIFA e ka parë përgjegjës Lahozin, i cili shpërndau 15 kartonë të verdhë dhe, sipas shumëkujt, ai e menaxhoi shumë keq lojën dhe i ndëshkoi në mënyrë të papërshtatshme lojtarët.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *