JiL.al - Jeto i Lumtur

Franca “shkel” Marokun, shkon në finale me Argjentinën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Franca do te perballet me Argjentinen ne finalen e boterorit.

Ekipi i gjelave ka mposhtur 2-0 Marokun dhe do të ndeshet në finalen e madhe të Botërorit me Argjentinën.

Një gol i Theo Hernandez, që në minutën e pestë të ndeshjes, zhbllokoi ndeshjen.

Pas një aksioni me protagonist Griezmann, Mbappe provoi të gjejë portën, por topi u devijua dhe shkoi te mbrojtësi i majtë, që me një goditje me akrobaci mposhti portierin Bono.

Në minutën e 80, ishte zëvendësuesi Kolo Muani ai që vulosi rezultatin 2-0, pas një aksioni fantastik të Mbappe.

Finalja e madhe e Botërorit, mes Argjentinës dhe Francës, do të luhet ditën e dielë.

Scroll to Top