Tre gola vendosin sfidën Kroaci-Marok, ja kujt i përket vendi i tretë i Botërorit

Jil
Jil
1 Min Read

Vendi i tretë i Kupës së Botës “Katar 2022” i përket Kroacisë. Ekipi ballkanas ka arritur të mundë me rezultatin 2-1 kombëtraren e Marokut.

Të tre golat u realizuan në fraksionin e parë të lojës. Fillimisht ishte Kroacia e cila shënoi me qendërmbrojtësin Gvardiol në minutën e ‘7 pas një aksioni perfekt nga goditja e dënimit. Dy minuta më vonë Ashraf Dari barazoi provizorisht rezultatin për Marokun pas një goli me kokë.

Por teksa, të gjithë menduan se ekipet do shkonin drejt pushimit midis pjesëve me rezultatin e barabartë, në minutën e ’42 Orsiç çoi topin në rrjetë me një goditje të bukur jashtë zone duke i dhënë dhe golin e fitores ekipit të tij.

Një medalje e bronztë për lojtarët ballkanas që realizojnë një tjetër botëror fantastik, pasi shkuan në finale në vitin 2018. Po ashtu, një botëror i sukseshëm ky edhe për Marokun, i cili ishte ekipi i parë afrikan në gjysmëfinale botërori.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *