Kafshët parashikojnë fituesin e Botërorit…

Jil
Jil
1 Min Read

Argjentina e Franca vendosin në dilemë maçokët, kërmillin dhe brejtësin

Argjentina dhe Franca do tentojnë për t’u ngjitur në majën e futbollit botëror. Dy kombëtaret luajnë finalen e Kupës së Botës në Doha, një 90 minutësh që natyrisht nuk ka favorit. Siç e do tradita tashmë prej vitesh, disa kafshë kanë bërë parashikimet e tyre për këtë përballje titanësh.

Kjo mace e njohur me emrin Sam zgjedh ushqimin që ndodhet nën gotën me flamurin francez për të konsumuar dhe më pas atë me flamurin argjentinas. Ndoshta parashikon një barazim mes tyre.

Një fakt që e përforcon edhe parashikimi i radhës, pasi diçka të ngjashme e bën edhe maçoku tjetër, Frodo. Ai konsumon së pari ushqimin te gota argjentinase dhe më pas tek ajo franceze.

Kërmilli Saruman tregohet i prerë, mendon se Franca do të arrijë që të mbrojë titullin Botëror.

Ndërkaq, brejtësi Idril zgjedh të dalë nga kuadrati ku gjendet flamuri argjentinas. Parashikime të ndryshme, ashtu siç është edhe futbolli. Fusha e tregon më së miri se kush do triumfojë.

Klan News

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *