JiL.al - Jeto i Lumtur

Mos fajëso askënd Pablo Neruda

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Mos fajëso askënd”, poezia fantastike e Pablo Neruda

Mos fajëso kurrë askënd,

për asgjë, sepse, thellë-thellë, ke bërë

me jetën tënde krejt çka ke dashur.

Pranoje vështirësinë e të përmirësuarit të vetes

dhe të kurajos për ta ndryshuar atë.

Triumfi i njeriut të vërtetë buron

nga hiri i gabimeve të tij.

Mos u anko kurrë për vetminë tënde,

apo për fatin tënd, përballu kryelartë dhe pranoje.

Në një mënyrë apo në një tjetër,

është pasojë e veprimeve të tua

dhe e bindjes se ti gjithnjë duhet të fitosh.

Mos u hidhëro me dështimin tënd,

as mos fajëso dikë tjetër,

pranoje bash tash, ose do të vazhdosh

të shfajësohesh si një fëmijë.

Kujto se çdo çast është i mirë

për të filluar dhe asnjë s’është

aq i tmerrshëm sa për t’u dorëzuar.

Mos harro se shkak i të tashmes sate

është e shkuara jote, ashtu siç e tashmja

do të jetë shkak i të ardhmes sate.

Mëso nga të guximshmit.

nga të fortët, nga ata që e pranojnë destinin,

nga ai që do të jetojë pavarësisht gjithçkaje.

Mendo më pak për problemet e tua

e më shumë për punën tënde,

dhe problemet e tua, pa i eliminuar, do të vdesin.

Mëso të lindësh nga dhimbja,

të jesh më i madh se ajo,

më i madh se pengesat.

Shihu në pasqyrën e vetes

dhe do të jesh i lirë e i fuqishëm

dhe do të pushosh së qeni kukull e rrethanave,

sepse veç ti je fati yt.

Ngrihu dhe shihe diellin në mëngjes

dhe frymoje dritën e agimit.

Ti je pjesë e forcës së jetës sate,

zgjohu tash, lufto, ec, ji i vendosur

dhe do të triumfosh në jetë.

Mos mendo kurrë për fatin tënd,

sepse fati është pretekst i të dështuarve.

Pablo Neruda

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top