JiL.al - Jeto i Lumtur

Të mirat shëndetësore të çajit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Çaji ka qenë një pije e rëndësishme për mijëra vjet dhe ka qenë pjesë e kulturës në vende të ndryshme të botë botës duke u përdorur si pije kryesore e ceremonive të shumta.

Por çaji nuk vlerësohet vetëm për shijen e saj të mirë. Çaji gjithashtu ofron përfitime të shumta shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Këto janë disa nga vetitë shëndetësore që ka :

Rënien në peshë

Studime të shumta lidhin konsumimin e çajit jeshil me rënien  në peshë dhe në pakësimin e dhjamit në zonën e barkut.

Ulë tensionin e gjakut

Konsumimi tre herë në ditë i çajit të zi mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.

Ndihmon veprimtarinë në moshat e vjetra

Pirja e çajit jeshil mund t’ju ndihmojë për një veprimtari më të mirë në moshë të madhe dmth mund të mos keni nevojë për ndihmë aktivitetet e përditshme si veshja apo larja.

Lufton kancerin e prostatës

Në një studim të Universitetit të Missouri-t, çaji jeshil shërbente si mekanizëm që transportonte nanopjesëzat që shkatërrojnë qelizat kancerogjene në prostatë.

Mund të tkurrë tumorët

Një studim ka zbuluar se një përbërës në çajin jeshil, kur aplikohet në tumor, e tkurrë atë.

Pakëson mundësitë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës

Përshkak të antioskidantëve që gjenden në çaj, pirja e tre apo më shumë gotave në ditë mund të ndikojë në një ulje të mundësisë për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Scroll to Top