Frikë në Angli, futbollisti humbet ndjenjat në fushën e lojës…

Jil
Jil
1 Min Read

Ndeshja e League 1 mes Plymouth dhe Wycombe është mbyllur me frikë, pasi një prej lojtarëve ka humbur ndjenjat pas përfundimit të ndeshjes.

Tjay De Barr, futbollisti 22-vjeçar i Wycombe, humbi ndjenjat ndërsa pasi iu dha ndihma e parë në fushën e lojës u transportua menjëherë në spital.

Pas disa orësh në spital, futbollisti është transferuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Pjesë e ekipit të Wycombe është edhe futbollisti shqiptar Anis Mehmeti, i cili po shkëlqen këtë sezon në Angli. Mehmeti, i cili luan si mesfushor, ka zhvilluar 24 ndeshje, në të cilat ka realizuar 8 gola dhe 3 asiste.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *